Bota Botë e Çuditshme

U bllokua në ujërat e Tajlandës, turisti saudit noton për 5 orë për të ndihmuar gruan e tij!

Një turist saudit notoi për më shumë se pesë orë për të arritur në breg dhe për të kërkuar ndihmë për gruan e tij pasi skija e tyre u përmbys në gjirin Pattaya, Tajlandë. Abdulrahman Mahdi M. Al-Amri dhe gruaja e tij, Atheer Saeed A. Al-Amri, u raportuan të zhdukur të shtunën në orën 18:30, duke nxitur një operacion të menjëhershëm kërkimi dhe shpëtimi nga autoritetet e qytetit Pattaya. “Ne morëm një telefonatë në orën 18:30 nga një operator jet ski se një nga jet skit e tyre dhe klientët mungonin. Kështu, ne u nisëm për një operacion kërkimi,”-tha Nattanon Chamnankul i Pattaya City Sea Rescue, i cili drejtoi misionin e kërkim-shpëtimit.

Ekipi i shpëtimit kishte qenë në kërkim për më shumë se pesë orë. Autoritetet gjetën Abdulrahman duke notuar drejt bregut. “Burri kishte notuar për pesë orë për të arritur në breg dhe ishte i shqetësuar për gruan e tij. Ai përdori dritat në plazh si udhërrëfyes”-tha Chamnankul, duke shtuar se 26-vjeçari ishte në një gjendje lodhjeje ekstreme kur u shpëtua.

Varka e shpëtimit më pas e mori në bord dhe vazhdoi kërkimin për gruan e tij. “E gjetëm gruan e tij në orën 2 të mëngjesit, gjashtë orë pasi filluan kërkimet,”-tha Chamnankul. “Në fillim deti ishte i errët, por ne dëgjuam një zë të vogël në det dhe ishte ajo.” Jet ski i tyre ishte përmbysur në mes të oqeanit dhe motori ishte dëmtuar nga uji i detit. Pasi jet skive i mbaroi karburanti, Abdulrahman vendosi të notonte në breg për të marrë ndihmë. Nipon tha se çifti nuk kishte probleme serioze mjekësore. Tajlanda është bërë një destinacion gjithnjë e më popullor për udhëtarët sauditë që nga normalizimi i lidhjeve midis vendit të Azisë Juglindore dhe Arabisë Saudite në vitin 2022.