Celebrities Gossip Music Showbiz

“U thyen 12 vite në një ditë?” Bebe Rexha zbulon momentin dramatik dhe rikthimin e fuqishëm në krye të Billboard!

Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha ka tronditur rrjetet sociale me një postim emocional, ku ka rikthyer një nga momentet më të errëta të karrierës së saj, duke e krahasuar me suksesin e sotëm si artiste e pavarur.

Në një video të publikuar nga 25 janari 2025, ajo shfaqet e përlotur dhe e dërrmuar emocionalisht, duke treguar momentin kur, sipas saj, Warner Music i kishte ndërprerë kontratën pas 12 vitesh bashkëpunimi.

Nuk e di ku do të shkoj tani

-dëgjohet ajo duke thënë në video.

Por e njëjta histori ka marrë një kthesë krejt tjetër. Në pjesën e dytë të postimit, Rexha ka treguar triumfin e saj të ri: kënga “New Religion”, në bashkëpunim me Faithless, ka arritur vendin e parë në Billboard në kategoritë Dance/Airplay dhe US Dance Radio.

Postimi u shoqërua edhe me një mesazh të fortë emocional, ku ajo thekson se kjo është “rilindja e saj artistike” dhe se tani po punon sipas kushteve të veta, larg sistemit që më parë e kishte kufizuar.

Reagimet nga fansat nuk kanë munguar, duke e vlerësuar për sinqeritetin dhe forcën për t’u rikthyer pas një periudhe të vështirë, ndërsa postimi i saj është kthyer shpejt në një nga më viralët e ditëve të fundit.