I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Edmond Vlashaj studiues i bio-energjisë, i cili ka folur më shumë për energjinë, manifestimin dhe jo vetëm…
Në cilin detaj ke bindjen se ke pasur një jetë të mëparshme dhe kjo ndodh si proces?
Ka shumë ndjenja Déjà vu. Kjo në bio-energji quhet vegim, quhet përjetim, quhet Déjà vu, ke shumë. Edhe udhëtime astreale ke pafund, fluturime në ëndërr, ëndrra të përjetuara, “lucid dreams” quhet ndryshe, ku ti e sheh veten në ëndërr edhe si aktor por dhe spektator duke e parë veten.
Të ka ndodhur ty?
Pafund, udhëtime pafund. Udhëtime nga planeti në planet pafund. Por këto janë përjetime personale dhe nuk mund t’i përcjell si model sepse njerëzit edhe mund të ndikohen. Secili ka ato përjetimet e veta, i mban për vete.
Si ishte ndjesia?
Ndjesia e fluturimeve dhe e “lucid dreams” dhe e udhëtimeve astreale është e mrekullueshme. Mund të mësosh shumë gjëra. E para, se kush të vjen në shoqërim, ata janë krijesa të dimensioneve shumë më të larta. Mund t’i quajmë ëngjëj në gjuhën fetare, por mund të jenë dhe krijesa të tjera të avancuara, varet nga niveli frekuencor se ku je. Përjeton në ato udhëtime aspreale, planetare, disa situata që edhe janë mësime për ty, e merr një dije të caktuar. Nuk është mirë ta përcjellësh me pompozitet, me bujë. Është thjesht diçka që mund ta quash përjetim personal. Por që të ndihmon shumë shpirtin, por dhe të lartëson në dije dhe në nënvetëdije, që është pak më lart se dija.