Artistja e famshme e make-up, Ujvara Hajdari teksa zbuloi për ne trendet më të kërkuara të grimit nga vajzat, gjithashtu foli bashkëpunimet me artiste të njohura të artit dhe ekranit.
Ndër të tjera ajo përmendi një ndër punët e saj pranë Arilena Arës, këngëtares së talentuar e cila po korr mjaft sukses me bashkëpunimin e fundit me Alban Skënderaj, “A i sheh”. Ujvarja fillimisht rrëfeu mënyrën se si artistja e talentuar preferon të grimohet duke u bërë kështu frymëzim për mënyrën se si lyhen dhe vajzat e tjera.
Grimierja gjithashtu zbuloi disa nga prapaskenat e xhirimit të klipit të këngës “A i sheh” të cilat janë realizuar në temperatura -7 gradë celsius. Hajdari tha gjatë intervistës së saj se këto ishin kushte shumë të vështira dhe xhirimet zgjatën disa orë por Arilena nuk pranonte të dorëzohej.
Sakaq, ajo shtoi se këngëtares i ngriu dhe grimi nga temperaturat e ulëta dhe ngrica, fakt ky që vështirësoi shumë dhe punën e saj.