Me mbi 55 vjet eksperiencë dhe mbi 2000 pika shitje në të gjithë botën, Dorelan është supermarka italiane që transformon mënyrën tuaj të shplodhjes. Këtu do të gjeni gjithçka që ju nevojitet për një gjumë të shëndetshëm dhe të rehatshëm: dyshekë, krevate, jastëkë, çarçafë, jorganë dhe shumë më tepër! Në tregun italian dhe shqiptar, Dorelan bën diferencën me cilësinë e saj të padiskutueshme.
A e dini se gjumi cilësor ndikon drejtpërdrejt në shëndetin dhe humorin tuaj? Njerëzit që flenë pak dhe ata që nuk flenë mirë jetojnë më pak.
Dyshekët Dorelan janë të certifikuar si pajisje mjekësore, produkte që ndihmojnë në largimin e dhimbjeve nga shpinë, mesi dhe qafa. Me dyshekët Dorelan, gjumi ju zë menjëherë. Do të ndiheni më të shplodhur në mëngjes dhe do të jeni plot energji! Materialet natyrale si mëndafshi, pambuku, inxheo dhe viskoza ndihmojnë trupin tuaj të çlirohet nga lodhja, të reduktojë stresin dhe të eliminojë djersitjen gjatë natës.
Dorelan ju jep 30 ditë prove per produktin qe blini. Nëse nuk jeni të kënaqur, pagesa ju kthehet!
Deri në 2 mars janë “Uljet e fundit të Dimrit” tek Dorelan! Çdo dyshek me zbritje – deri në 50% dhe krevatet me ulje 30%!
Ku mund ta gjeni Dorelan?
Në Rrugën e Kavajës, përballë Delijorgjit
Qendrën Tregtare Prestige Home, Autostrada Tiranë-Durrës, km 12
Dorelan – Dormire Bene, Vivere Meglio
Kur duhet të ndryshoj dyshekun?
Koha për të ndryshuar dyshekun varet nga disa faktorë, përfshirë kohën e kaluar nga blerja, ndryshimet fizike dhe higjienën. Një dyshek ka një jetëgjatësi prej rreth 7-10 vitesh, pas të cilës materialet fillojnë të degradohen dhe mund të humbasin mbështetje dhe komoditet. Ndryshimet në peshë ose kushte fizike si dhimbjet e trupit apo shtatzënia mund të kërkojnë një dyshek të ri për mbështetje më të mirë. Po ashtu, me kalimin e kohës, dysheku mund të akumulojë pluhur dhe baktere, duke u bërë më pak higjenik. Deformimet e dukshme dhe mungesa e mbështetjes gjithashtu janë shenja që është koha të ndryshohet. Nëse zgjoheni të lodhur ose me dhimbje trupore, mund të jetë koha për të zëvendësuar dyshekun për të siguruar një gjumë më të mirë dhe rigjenerues.
A është më mirë një dyshek me susta apo një në Memory?
Nuk ka një lloj dysheku më të mirë në përgjithësi, prandaj është e rëndësishme të zgjidhni atë që i përshtatet më mirë nevojave tuaja. Duhet të keni parasysh karakteristikat fizike dhe zakonet e gjumit, pasi më shumë se teknologjia, është komoditeti që ofron dysheku që ka rëndësi. Njerëzit me trup më të fortë përfitojnë më shumë nga dyshekët me susta, pasi ofrojnë mbështetje më të madhe, ndërsa ata me trup më të hollë preferojnë ata që janë më përthithës, si Myform.
Cili është dysheku ideal për ata që flenë anash / me shpinë / barkas?
Kur flini anash, është e nevojshme një dyshek me performancë të lartë ergonomike që ofron mbështetje për shpatullat dhe kyçet, duke siguruar rreshtimin e duhur të shtyllës kurrizore. Zakonisht dysheku duhet i butë dhe të jetë me 7 zona konforti që të ndiqet silueta e trupit.
Për ata që flenë me shpinë, problemi është më i vogël, por gjithsesi duhet një dyshek që mbështet pasmet dhe shpatullat. Dysheku duhet të jetë me ortopedi të fortë që të mos deformohet shtylla kurrizore. Për ata që flenë barkas zakonisht këshillohet të flesh anash por nëse kjo nuk ndodh kur duhet një dyshek me ekuilibër të mirë të ngurtësisë për të shmangur thellimin e tepërt të kyçit për të evituar skoliozën dhe dhimbjet e trupit.
Kam shumë nxehtë. Cili dyshek të zgjedh?
Faktorët që ndikojnë në ndjeshmërinë ndaj nxehtësisë përfshijnë mbulesën, mbushjen dhe materialet e përdorura. Zakonisht, dyshekët me susta janë më të freskët se ata në Memory. Për të zgjidhur këtë problem në Dorelan përdoren goma shumë teknologjike dhe mëndafshi për të mbajtur dyshekun gjithmonë në temperaturën e duhur. Gjithashtu materialet moderne në dyshekët ReGeneration dhe ReActive, ofrojnë frymëmarrje më të mirë dhe teknologji termoreguluese për një gjumë më komod.
Ekziston një dyshek i veçantë për fëmijët?
Trupi i fëmijëve është në zhvillim të vazhdueshëm, prandaj është e rëndësishme të zgjidhet një dyshek që mbështet lëvizjet e tyre gjatë natës dhe zhvillimin e tyre. Dysheku duhet të jetë i sfodruar, i larshëm dhe frymëmarrës për të siguruar higjienën. Dorelan ofron modelin Flip, i cili përshtatet me fazat e ndryshme të rritjes dhe maksimizon sigurinë, komoditetin dhe higjienën, duke ofruar performancë të lartë gjatë gjithë periudhës së rritjes.
Çfarë dysheku duhet të blejnë ata që bëjnë sport?
Për ata që bëjnë sport, një zgjedhje ideale mund të jetë dysheku ReActive me susta TWIN, i cili është i projektuar për të përshpejtuar rikuperimin e muskujve gjatë gjumit. Ky model ndihmon në eliminimin e tensioneve muskulore dhe duke mundësuar një gjumë të thellë dhe të qetë. Dysheku ReActive ndihmon gjithashtu në reduktimin e fragmentimeve të gjumit gjatë natës, duke ofruar një ndjesi të përmirësuar të relaksimit dhe rigjenerimit. Si rezultat, ndihmon që të zgjohesh më i çlodhur dhe i freskët në mëngjes, duke kontribuar në një rikuperim më të shpejtë dhe më efektiv pas stërvitjeve.
Kam dhimbje në shpatull / mpirje në krah ose vuaj nga lordoza/skolioza. Cilin dyshek duhet të blej?
Dhimbja në shpatull dhe mpirja në krah, që mund të ndihen gjatë gjumit ose pas zgjimit, shpesh shkaktohen nga përdorimi i një dysheku shumë të ngurtë ose që nuk mundëson shpërndarjen e duhur të peshës, duke shkaktuar presion të tepruar mbi shpatull, që mund të çojë në inflamacion të nervave. Për ata që vuajnë nga dhimbjet e shpatullës, rekomandohet një dyshek shumë ergonomik dhe Dorelan ofron një gamë të gjerë produktesh për të gjitha buxhetet.
Lordoza ose hiperlordoza ndodhin kur kurbatura natyrale e shtyllës kurrizore është e theksuar në mënyrë anormale, ndërsa skolioza është një devijim anësor i aksit ndërmjet qafës dhe kokës. Ne rastet e tilla në Dorelan sugjerohen disa dyshekë shumë ortopedik të certifikuar si produkte mjekësore.