Për shumë prej nesh veshja e të brendshmeve është si rutina e të marrit frymë. Pra ne nuk mund të qëndrojmë në asnjë moment pa të brendshme sepse janë pjesë e përditshmërisë.
Madje, mendimi se mund të ecim pa to mund të duket i çuditshëm. Por duhet të mendojmë ndryshe sepse nëse nuk i vishni më mund të keni edhe përfitime.
Në këtë artikull do t’ju tregojmë se çfarë ndodh me trupin tuaj kur nuk vishni më të brendshme.
1.Do të jeni më pak të prirur ndaj “refluksit të acidit”. Rrobat e ngushta, si të brendshme, mund të shtyjnë barkun lart, i cili mund të krijojë presion në stomakun tuaj dhe të shkaktojë probleme, që mund të rezultojnë në urth. Ky problem është më i zakonshëm për moshat 20-30 vjeç.
2. Ul mundësitë e marrjes së një infeksioni vaginal. Ekziston një bakter që shumica prej nesh e njohin, candida. Ky bakter mund të gjendet në rreth 20% të grave. Edhe pse disa mund të mos përjetojnë kurrë ndonjë simptomë, nëse ndodhin ndërlikime, ato mund të çojnë në infeksione vaginale. Për shkak se pambuku ruan lagështinë dhe krijon një zonë perfekte për rritjen e baktereve, pa të brendshme ulen edhe shanset e infektimit.
3. Do të ndiheni më rehat. Shumica prej nesh ka përjetuar djersitje nga poshtë. Kjo lagështi bllokohet nga të brendshmet tuaja që mund të sjellin aromë të pakëndshme, e cila shpeshherë i bën njerëzit të mendojnë se kanë një problem. Mos mbajtja e të brendshmeve do të lejojë që djersa të avullojë, duke mos sjellë probleme.
4. Zona juaj e bikinit do të jetë më e sigurt. Pjesët tuaja intime janë bërë prej indeve delikate, të ngjashme me buzët tuaja. Të brendshmet që kanë materiale artificiale apo ato që janë shumë të ngushta, mund t’ju irritojnë, dëmtojnë dhe krijojnë infeksione në zonën tuaj të bikinit.
5. Zona juaj intime do të jetë më pak e ndjeshme ndaj alergjive. Për shkak se shumë rroba, përfshirë të brendshmet, përmbajnë pëlhura artificiale, ngjyra dhe kimikate, ato lehtësisht mund të krijojnë një reaksion alergjik. Ky reagim mund të shfaqet si acarim, flluska, skuqje dhe puçrra.