Showbiz

Njihuni me këngën që po konkurron “Despacito-n”

E kush nuk e mban mend këngën “Despacito”?! Kënga e cila u lançua në vitin 2017, e kënduar nga Luis Fonsi dhe Daddy Yankee, ka mbajtur për tre vite me radhë fronin si kënga më e klikuar në Youtube. Projekti latin dhe super ritmik me 7 miliardë klikime, mesa duket do t’i duhet ta ndaj fronin me një tjetër këngë.

E dini kush është kënga tjetër që i është afruar? E dëgjuar si nga fëmijë ashtu edhe nga të rritur, “Baby Shark” ka tashmë 7 miliardë klikime në Youtube. Suksesi i madh i këngës u regjistrua me ndihmën e 10-vjeçares, këngëtarja koreano-amerikane, Hope Segoine.