Celebrities Gossip Showbiz

A$AP ROCKY konfirmon lidhjen me Rihanna-n dhe tregon planet për fëmijë

Më në fund reperi A$AP ROCKY ka konfirmuar lidhjen me Rihanna-n dhe duket se gjërat janë shumë serioze pasi ai e ka konsideruar atë si dashurinë e jetës dhe gruan e tij për mediat e huaja.

Shumë më mirë, kur ke gjetur njeriun e duhur. Mendoj se kur e di, e di. Ajo është e duhura

Ajo që bëri habi është se çifti ka planifikuar dhe të ardhmen, pasi reperi u shpreh se ka shumë dëshirë të bëhet baba dhe është në planet e tij.

Mendoj se do jem një baba i mrekullueshëm, i jashtëzakonshëm.

Thashethemet për një lidhje mes tyre nisën menjëherë pas ndarjes së Rihanna-s me miliarderin Hassanm Jameel në fillim të këtij viti.