Celebrities Gossip

Adele së shpejti me një album të ri!

Adele do të publikojë së shpejti albumin e saj më të ri. Këtë lajm e bën të ditur miku i saj Alan Carr. Komediani zbulon se ka dëgjuar disa pjesë të këngëve përpara se të publikohen dhe ndihet shumë i entuziazmuar.

44 -vjeçari shprehet se zëri i Adele është i veçantë dhe asnjë nuk mund të ketë zërin e mikes së tij të vjetër.

Albumi më i ri nga Adele besohet se do të dalë në muajin shkurt të këtij viti. Gjithashtu Alan dhe këngëtarja e njohur kanë shumë vite miqësi bashkë.