Celebrities Gossip Showbiz

Adrola Dushi bën ndryshimin befasues në ‘look-un’ e saj!

Adrola Dushi, modelja e njohur shqiptare e cila ka pasur një karrierë disavjeçare në ShBA ka qënë shumë e përfolur kohët e fundit, për shkak të aludimeve për një lidhje dashurie me këngëtarin e njohur, Capital T. Kjo nuk u pranua nga asnjëri prej tyre, por e ftuar në emisionin ‘Më lër të flas’ Adrola sërish vendosi të mos përgjigjej në mënyrë të drejtpërdrejt lidhur me jetën e saj private dhe të tregojë nëse është apo jo në një lidhje me Kapon, por deklaroi se ishte ne lidhje me veten dhe ishte shumë e lumtur.

Përpos jetës dashurore që gjithmonë sigurohet ta mbajë të fshehtë, Adrola padyshim është dhe një nga vajzat më të bukura të showbiz-it tonë. Bukuroshja njihet për natyralitetin e saj dhe për këtë pëlqehet shumë nga ndjekësit. Modelja nuk eksperimenton thuajse asnjëherë me ‘look-un’ e saj, por duket se së fundmi ka zgjedhur të na befasojë. Teksa ka postuar një video në llogarinë e saj vetëm para pak minutash, Adrola është shfaqur me një model shumë të veçantë flokësh, kaçurrela shumë të dendur.

https://www.instagram.com/p/CfoHyQ8lW2m/?hl=en

Së fundmi Adrola na ka shtuar më shumë kureshtjen lidhur me jetën e saj private, për shkak të postimeve të fundit të saj në ‘Instastory’. Kohët e fundit modelja ka shpërndarë disa shprehje që na kanë ngritur dyshimet për një histori të re dashurie në jetën e saj, sidomos pas postimit të fundit.