Celebrities Gossip Showbiz

Aktori i njohur Sean Penn shfaqet në publik me partneren e tij 20 vite më të re!

Dy vite pas divorcit me Leila George, aktori i njohur Sean Penn ka gjetur sërish dashurinë, këtë herë me kolegen e tij ukrainase, Olga Korotiyeva. Romancën duket se e kanë ‘konfirmuar’ dy aktorët teksa shkëmbejnë puthje dhe përqafime ndërsa ecin në një rrugë kryesore në Romë.

62-vjeçari shfaqet i dashuruar Olga Korotaeva, e cila është 20 vjet më e re se ai. Kjo nuk është hera e parë që kamerat i kapin ato së bashku. Së fundmi ata kanë darkuar në një restorant të njohur në Malibu dhe paparacët i kanë parë duke u larguar nga zona me një makinë të zezë.

Sipas burimeve takimi i tyre ishte rezultat i mbështetjes së zjarrtë të yllit të Hollivudit për Ukrainën, pas fillimit të pushtimit rus. Ndërkaq, Olga Korotiyeva ka lindur më 3 prill 1980, është 43-vjeçe dhe u bë më e njohur në fushën artistike, me pjesëmarrjen e saj në filmat “Déflagrations”, “Quartier des Banques” dhe “Le bonheur”.