Celebrities Gossip Showbiz

Aktorja e njohur Hayden Panettiere i bashkohet emrave të shumtë të showbiz-it që rrëfehen për varësinë ndaj drograve!

Gjithmonë e më shumë emra të njohur të showbiz-it botëror po tregohen të hapur për të rrëfyer varësitë ndaj drograve të ndryshme, si formë për të ndërgjegjësuar publikun rreth pasojave dhe dëmeve të tmerrshme që çdo varësi shkakton në fizikun dhe psikologjinë e njeriut. Rrëfimin e fundit e ka bërë aktorja e njohur Hayden Panettiere e cila ka ndarë episode të varësisë që ajo ka patur për disa vite nga alkooli dhe medikamenete stimulantë të quajtura opioide.

Gjithçka nisi kur Panettiere ishte 15 vjeçe dhe ju desh të bënte parakalimin e parë në tapetin e kuq dhe vendosi të marrë ‘pilulat e lumturisë’ si mënyrë për të ‘mbytur’ emocionet. Hayden shpjegoi se ajo vazhdoi të pinte shumë dhe të merrte herë pas here opioidë në mes të karrierës së saj. Aktorja tha për “People” se:

Rregulli im kryesor është se nuk mund të jem e çrregullt gjatë xhirimit dhe punës. Por gjërat vazhduan të dilnin jashtë kontrollit. Dhe ndërsa u rrita, droga dhe alkooli u bënë diçka pa të cilën pothuajse nuk mund të jetoja.

Ylli i ‘Scream 6’ më pas hyri në rehabilitim për tetë muaj dhe vlerëson qëndrimin e saj të gjatë që e ndihmoi për të ‘kapërcyer’ varësitë e saj. Rikujtojmë, se Panettiere i është rikthyer aktrimit duke ripërsëritur rolin e saj si Kirby Reed në filmin e ardhshëm “Scream 6”.

Artistja ka qëndruar kryesisht jashtë vëmendjes në vitet e fundit mes problemeve të saj të vazhdueshme me të dashurin Brian Hickerson, me të cilin ajo filloi të takohej në vitin 2018. Çifti pati një grindje gjithashtu në Los Anxhelos në maj 2019 që çoi në arrestimin e Hickerson me akuza për dhunë në familje. Ai u urdhërua të qëndronte 100 metra larg saj në atë kohë. Sidoqoftë, çështja u pushua në tetor të atij viti dhe Hickerson u arrestua përsëri dhe u akuzua për dhunë në 2020.