Celebrities Gossip Showbiz

Aktorja e njohur Jennifer Grey rrëfen si ndarja e saj frymëzoi Madonna-n për hitin e njohur!

Jennifer Grey u bë një emër i njohur pasi luajti në filmin ‘Dirty Dancing’  verën e vitit 1987. Së fundmi aktorja 62-vjeçare ka folur për jetën e saj në korsinë e shpejtë të Hollywood-it, në kujtimet e saj të reja, ‘Out Of The Corner’. Ndër të tjera Jennifer ka zbuluar se një ndër këngët e artstes Madonna është frymëzuar nga romanca e saj me aktorin Mathew Broderick. Grey rrëfeu se kënga hit e vitit 1989, ‘Express Yourself’, ishte frymëzuar nga jeta e dashurisë së Grey, më konkretisht, ndarja e saj me aktorin Matthew Broderick.

Grey filloi të takohej me Broderick ndërsa të dy po xhironin ‘Ferris Bueller’s Day Off’, e cila filloi në shtator 1985 dhe zgjati deri afër fundit të nëntorit të atij viti. Një vit më pas, Grei kaloi në audicion për një film që do të quhej ‘Dirty Dancing’. Ajo mori rolin e Frances Baby Houseman dhe Patrick Swayze do të punësohej për të luajtur Johnny Castle. Pasi ishte futur në skenën e re të Hollywood-it, Grey u fejua me Broderick, vetëm për t’u ndarë pas rreth katër vjetësh.

Ndërkaq, rikujtojmë se aktorja ka rrëfyer së fundmi se operacioni i hundës, i ndryshoi jetën. Jennifer kujton se pas filmit që e bëri të famshëm, “Dirty Dancing” i thanë se aktoret nuk ishin si ajo dhe se hunda e saj ishte një problem i madh.

I ashtuquajturi problemi im nuk ishte vërtet problem për mua, por meqenëse dukej se ishte një problem për njerëzit e tjerë, si parazgjedhje u bë problemi im.