Celebrities Gossip Showbiz

Aktorja e njohur Michelle Williams bëhet nënë për herë të tretë!

Aktorja e njohur Michelle Williams ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë dhe të dytin me bashkëshortin Thomas Kail. Së fundmi, aktorja u pa duke mbajtur në dorë një foshnjë në një shëtitje familjare. Fotot e shkrepura nga paparacët u siguruan nga Daily Mail. Williams dukej e buzëqeshur ndërsa mbante të porsalindurin në krahë.

Ajo dhe Kail mirëpritën më parë djalin Hart, tani 2 vjeç, në qershor 2020. Aktorja 42-vjeçare, e cila është gjithashtu nënë e vajzës 17-vjeçare Matilda me partnerin e ndjerë Heath Ledger, priti deri në maj për të zbuluar emrin e djalit të saj. Williams e përshkroi lindjen e Hart si “një kujtesë se jeta vazhdon” në mes të pandemisë së koronavirusit.

https://www.instagram.com/p/CeFkF2auttR/

Më vonë në të njëjtën intervistë, Williams zbuloi se ishte sërish në pritje të ëmbël. Rikujtojmë, se Williams dhe Kail u takuan ndërsa punonin në “Fosse/Verdon” në vitin 2018, duke u fejuar vitin e ardhshëm. Dyshja u martuan në vitin 2020.