Celebrities Film & Tv Showbiz

Aktorja e njohur Sandra Bullock konfirmon njëherë e mirë largimin nga aktrimi!

Aktorja e njohur Sandra Bullock ka përsëritur se do të bëjë një pushim nga aktrimi gjatë një interviste që dha për “The Hollywood Reporter” që u publikua javën e kaluar. Aktorja 57-vjeçare tha se mezi priste që të kishte një orar më pak të ngjeshur në të ardhmen e afërt.

Nuk dua të jem e përkushtuar ndaj orarit të askujt tjetër përveç timit. Jam shumë e lodhur dhe nuk jam e aftë të marr vendime të shëndetshme. Puna ka qenë gjithmonë e qëndrueshme për mua dhe kam qenë shumë me fat. Kuptova se ndoshta po bëhej paterica ime. Ishte si të hapje një frigorifer gjatë gjithë kohës dhe të kërkoje diçka që nuk ishte kurrë në frigorifer. Thashë me vete: ‘Mos e kërko më këtu se këtu nuk ekziston. Ju tashmë e keni atë; vendoseni, gjeni dhe jini në rregull’.

Sipas “ET”, aktorja nuk e di se sa do të zgjasë kjo shkëputje, por thotë se do të jetë në vendin që e bën atë të lumtur, në shtëpi. Sandra ka dëshirë të kalojë më shumë kohë me fëmijët e saj Louis, 12 vjeç dhe Laila, 10 vjeçe.

Rikujtojmë se Bullock ka zbuluar së fundmi filmin për të cilin është penduar që ka marrë pjesë. Gjatë një interviste së bashku me aktorin e Daniel Radcliffe për ‘TooFab’, dyshja u pyet nëse kishte ndonjë film që ata fillimisht kishin “turp” ta bënin, por pranuan pasi panë reagimin e fansave. Bullock ndërkaq u shpreh se:

Unë kam një dhe jam ende e turpëruar që mora pjesë, quhet ‘Speed 2’. E kam shprehur dhe më herët mospëlqimin tim. Nuk kishte kuptim. Kjo është ajo që do të doja të mos e kisha bërë dhe asnjë fans që njoh unë, përveç teje,”-shtoi ajo, duke iu referuar intervistuesit, i cili tha se i pëlqente ta shikonte filmin si adoleshent.

“Më duket sikur kishte edhe një lloj dashurie kulti,”-ndërhyri Radcliffe, për të cilën Bullock u shpreh: “Shumë i qetë! Si pesë veta. Ai dhe katër 12-vjeçarët e tjerë që po shikonin varkën e ngadaltë që shkonte drejt ishullit.”