Celebrities Gossip Showbiz

Aktorja Jamie Lee Curtis vendos ‘aksesorin’ më të bukur në Oscars!

Aktorja Jamie Lee Curtis tregoi mbështetjen e saj për Ukrainën teksa mbante një fjongo blu gjatë një paraqitjeje në tapetin e kuq në Oscars. Ylli 63-vjeçar ishte në mesin e të famshëmve të tjerë që po qëndrojnë pranë refugjatëve në mbarë botën, në mes të krizës së vazhdueshme ndërsa Rusia e Putinit vazhdon të pushtojë vendin.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët ua shpërndau shiritat yjeve për t’i veshur para dhe gjatë ceremonisë së 94-të të çmimeve Oscar. Anadil Hossain, Këshilltar Kryesor i Komunikimit për Komisionerin e Lartë të OKB-së për Refugjatët, tha për mediat e huaja:

Filmat e nominuar për Oscar të këtij viti përfshijnë disa histori të fuqishme të përqendruara në temat e refugjatëve, zhvendosjes, shtëpisë dhe përkatësisë, “Encanto”, “Flee”, “Three Songs for Benazir”, “Belfast” dhe “Dune”, në një kohë kur bota po përjeton krizën më të madhe të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore.

Shiritat përfshijnë hashtag #withherefugees për të treguar mbështetje jo vetëm për ata që ikin nga Ukraina, por 85 milionë njerëz të zhvendosur në mbarë botën. Anadil shtoi:

Artistët kanë dashur të tregojnë solidaritetin e tyre për Ukrainën dhe ne donim t’u kërkonim që ta shtrinin këtë mbështetje për pothuajse 84 milionë njerëz të detyruar të ikin. Kurdo. Kudo.