Celebrities Gossip Showbiz

Aktorja Lucy Hale tregon se çfarë ndodhte me fytyrën e saj në prapaskenat e serialit “Pretty Little Liars”!

Ishte një dramë që njihej për personazhet e bukur, por në “Pretty Little Liars” Lucy Hale ka rrëfyer se nuk ndihej aspak mirë gjatë xhirimeve. Aktorja 32-vjeçare diskutoi së fundmi me “Glamour” problemet me aknet dhe si ndikuan në vetëbesimin e saj në fillim të karrierës. Ajo kujtoi se kur shihte fytyrën e saj të mbushur me akne, kishte raste që nuk donte të ishte para një kamere.

Më kujtohet mirë një ditë që po filmonim “Pretty Little Liars” dhe seriali quhet “Pretty Little Liars”, kështu që ata donin që ne të dukeshim bukur.

Hale pranoi se ekipi duhej të përdorte truke të veçanta për të fshehur njollat e lëkurës së saj.

Duhej të ndriçonim posaçërisht lëkurën time për të reflektuar në një mënyrë tjetër, në mënyrë që të mos dukeshin aknet e mia. Mbaj mend që isha shumë e turpëruar dhe e mërzitur. Kur jeni duke u rritur dhe keni lëkurë të keqe, është një pengesë tjetër e shtuar për t’u rehatuar me atë që jeni.

Hale tha se aknet nuk u shfaqën deri në fillim të të 20-ave dhe ajo bëri gjithçka për t’i zhdukur. Por aktorja shtoi se më vonë mësoi të jetonte me aknet dhe se e di që nuk është e vetme në ‘betejat’ e saj. Në shekullin e 21-të, vetëvlerësimi dhe dashuria për veten duket se maten me pëlqimet në rrjetet sociale. Ka të famshëm që na kujtojnë se jo gjithçka është ashtu siç duket. Pas ekranit është një qenie njerëzore ashtu si ne. Jeni kuriozë të dini se cilat gra të njohura janë ato?! Ne ju risjellim në vëmendje historitë e tyre frymëzuese. Zbuloni më shumë në këtë link.