Celebrities Gossip Health & Beauty Lifestyle

Pak motivim askujt nuk i bën dëm/Gratë e famshme që ju inkurajojnë ta duani veten ashtu siç jeni!

Në shekullin e 21-të, vetëvlerësimi dhe dashuria për veten duket se maten me pëlqimet në rrjetet sociale. Ka të famshëm që na kujtojnë se jo gjithçka është ashtu siç duket. Pas ekranit është një qenie njerëzore ashtu si ne. Jeni kuriozë të dini se cilat gra të njohura janë ato?! Ne ju risjellim në vëmendje historitë e tyre frymëzuese.

1. Selena Gomez/Historia e saj me Lupus.

Nga të qenit në sy të publikut për ndarjet e saj deri te përballja me sëmundjet mendore dhe Lupusin, këngëtarja dhe aktorja Selena Gomez ka qenë gjithmonë shumë e hapur për jetën e saj personale me fansat duke u treguar atyre mbështetje dhe duke qenë e sinqertë për mënyrën se si ajo përballon çdo pengesë. Në vitin 2017, ajo mori një transplant të veshkës nga shoqja e saj më e mirë, Francia Raísa e cila i dha asaj një shans të dytë në jetë. Pavarësisht luhatjeve të vazhdueshme të peshës dhe problemeve të tjera fizike për shkak të gjendjes së saj, Selena Gomez vazhdon të bëjë gjërat që i pëlqen më shumë, si gatimi dhe kujdesi për shëndetin e saj mendor.

2. Sarah Jessica Parker/Plakja është e bukur.

Plakja është një proces i natyrshëm për çdo qenie njerëzore dhe Sarah Jessica Parker nuk ka frikë të tregojë disa nga rrudhat e saj në kamera, pavarësisht faktit se shumë të famshëm përpiqen t’i fshehin. Sarah krenohet me mënyrën se si lëkura e saj ka evoluar gjatë viteve.

3. Kendall Jenner/Nuk ka lëkurë “perfekte”.

Aknet janë një gjendje e lëkurës, më e zakonshme tek adoleshentët, që shkakton puçrra në lëkurë. Supermodelja Kendall Jenner mund të duket sikur ka lëkurë të përsosur në fotot në pasarela, por ajo është hapur për problemet e akneve me të cilat u përball si adoleshente. Ajo tregon se vuajtja nga kjo gjendje e lëkurës e bëri të ndihej e pasigurt ndërsa përpiqej të përshtatej në një standard “perfekt”. Megjithatë, ajo ndau përvojën e saj për t’i bërë të ditur të gjithëve se jo gjithçka është perfekte.

4. Adele/Depresioni pas lindjes është normale.

Adele kur u bë nënë në vitin 2012, iu desh të përballej me disa probleme të shëndetit mendor dhe depresionin pas lindjes. Që kur lindi djali i saj, Anxhelo ka qenë prioriteti i saj i parë. Adele shprehet se ishte një kapitull i rëndësishëm në jetën e saj, por mungesa e kohës për t’u kujdesur për veten bëri që ajo të humbiste identitetin dhe aftësinë për të pasur një jetë të sajën.

5. Bella Hadid/Jo gjithçka që shihni në rrjetet sociale është e vërtetë.

Mediat sociale mund të mashtrojnë. Kur kaloni 24 orë në qendër të vëmendjes, Hollivudi humbet magjinë e tij. Dhe për Bella Hadid, shëndeti mendor është një temë e rëndësishme. Modelja është hapur për problemet e saj të ankthit, duke i bërë të ditur ndjekësve të saj se nuk janë vetëm. Kalimi i procesit të shëndetit mendor ka uljet dhe ngritjet e veta. Por forca kryesore që ka gjetur Bella Hadid është të mos ndjehet vetëm gjatë këtij udhëtimi. Ajo që njerëzit mund të shohin në një imazh ka më shumë për të thënë dhe pranimi i pasigurive tona është gjithashtu pjesë e ndjenjës së dashurisë.

6. Bebe Rexha/Shëndeti mendor është i rëndësishëm.

Nuk është e lehtë të jesh i hapur për një çështje personale ose sëmundje mendore, por kur e bën këtë, është një mënyrë për t’u çliruar. Dhe për Bebe Rexhën ishte. Në vitin 2018, ajo u diagnostikua me çrregullim bipolar dhe megjithëse e kishte të vështirë, në fillim, të pranonte se kishte diçka që nuk shkonte, ajo gjeti në të fuqinë për t’u përballur me gjendjen e saj dhe për t’i folur botës në mënyrë që njerëzit që përballen me probleme të ngjashme të mos ndihen vetëm.

7. Ashley Graham/Ndryshimet e trupit gjatë shtatzënisë.

Gjatë rrugëtimit të saj të shtatzënisë në pritje të binjakëve, modelja ka shfrytëzuar rastin të ndajë me fansat e saj procesin real sesi trupi evoluon dhe ndryshon. Ashley Graham na kujton se sjellja e një qenieje të re njerëzore në botë vjen me strijat, terapinë dhe luhatjet e peshës.