Celebrities Showbiz

Amber Heard fotografohet në një dyqan rrobash të lira, por ndjekësit e mendojnë si ‘skenën’ e saj të radhës!

Amber Heard është fotografuar së fundmi duke blerë rroba në dyqanin ‘TJ Maxx’ në Hamptons. Ky zinxhir normalisht shet artikuj me çmime më të lira dhe shumë përdorues të rrjeteve sociale mendojnë se ajo i ka bërë enkas këto fotografi që ta bëjë publikun të ndjejë keqardhje për të.

Aktorja është shfaqur duke bërë pazar me motrën e saj, Whitney Henriquez. Ndërkohë që nuk ka asgjë të keqe me blerjen e rrobave më të lira, njerëzit kanë vënë re se ajo po përpiqet të duket sikur është “larguar” nga stili i saj i mëparshëm luksoz. Dikush shkruan:

Amber mendon se ne jemi budallenj. Ajo padyshim që po përpiqet të fitojë simpati duke blerë në ‘TJ Maxx’, sepse po përpiqet të duket e varfër. Përpjekje e mirë.

Disa të tjerë kanë shtuar:

Media TMZ padyshim që ka marrë para për këto fotografi. Gjithçka që bën kjo femër e sëmurë është një shfaqje.

Paparacët nuk lejohen të hyjnë në dyqane apo jo? Atëherë si ia dolën ta fotografonin Amber-in në ‘TJ Maxx’? A janë vërtet kaq budallenj ata që e mbështesin?

Më 1 qershor, juria prej shtatë personash mori një vendim në gjyqin që filloi më 11 prill, duke vendosur që Depp fitonte çështjen. Juria i dha Depp 15 milionë dollarë dëmshpërblim, por Heard do të duhet të paguajë vetëm 10.35 milionë dollarë për shkak të një ligji të Virxhinias që kufizon dëmet ndëshkuese. Në kundërpadinë e saj, Heard fitoi një nga tre akuzat për shpifje dhe iu dha 2 milionë dollarë dëmshpërblim. Depp dhe fansat e tij festuan vendimin pasi u lexua në gjykatë në kontenë Fairfax, Virxhinia, me aktorin që tha se “juria ma ktheu jetën time” në një deklaratë.

Pas përfundimit të gjyqit të shumtë kanë qenë yjet që kanë treguar mbështetjen e tyre për Johnny Depp dhe shumë të pakët kanë qenë ata që kanë mbështetur Amberin. Së fundmi motra e Amber, Whitney Heard reagoi për herë të parë pas dëshmisë së saj në sallën e gjyqit.  Ajo zgjodhi që të postonte një foto në rrjetin social Instagram ku kishte shkruar “Unë mbështes Amber Heard”.