Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Design Tech Travel

Anije apo qytet?! “Wonder of the Seas”, mrekullia më e re në botë!

Anija më e madhe në botë “Wonder of the Seas” ka nisur lundrimin duke realizuar me sukses 1550 milje detare, si pjesë e testimeve të saj para se vitin e ardhshëm, më 4 mars 2022, të nisë zyrtarisht lundrimin me pushues. Pamjet e publikuara tregojnë anijen me një gjatësi 362 metra teksa ka dalë për herë të parë në det.

Gjatë 4 ditëve testimi, anija ka kryer një distancë sa gjysma e largësisë Londër-Nju-Jork, ku arriti një shpejtësi deri në 43 kilometra në orë. Më shumë se 500 punonjës morën pjesë në gati 40 inspektime që iu bënë anijes para se ajo të niste lundrimin. Majin e ardhshëm, kroçera “Wonder of the Seas” do t’i drejtohet Mesdheut për një lundrim 7 net, me destinacione nga Barcelona, Palma de Mallorca dhe Capri në Itali.

Kompania “Royal Caribbean” premton se pushuesit do të përjetojnë një aventurë të jashtëzakonshme në kroçerën, e cila do të jetë një qytet lundrues, ku nuk do të mungojë asgjë, nga pishinat te lojërat për fëmijët. Michael Baykey, drejtori i përgjithshëm i “Royal Caribbean International” tha se:

Do të jetë mrekullia më e re në botë, në Karaibe dhe Mesdhe. “Wonder of the Seas” do të ofrojë aventura të jashtëzakonshme, për të gjitha moshat që do të jenë në bordin e saj.

“Wonder of the Seas” është e gjerë 64 metra dhe mund të mbajë deri në 6988 pushues, ka 24 ashensorë për pushuesit, ndërsa atyre do t’u shërbejnë 2300 anëtarë të ekuipazhit.

Ndërkaq, ju me siguri e keni pyetur veten se si do të ishte të lundroni në Titanikun legjendar. Një miliarder australian ishte i sigurt se shumë njerëz të mahnitur nga anija fatkeqe do të donin ta bënin këtë, duke shmangur fundosjen tragjike, natyrisht.

Kështu ai ka filluar një plan madhështor për të ndërtuar Titanikun II, një kopje të saktë të anijes origjinale. Dhe kthimi i kësaj anije madhështore po vjen së shpejti. Zbuloni në këtë link në lidhje me “ringjalljen” e Titanikut.