Celebrities Gossip Showbiz

Arbenita Ismajli në Netflix, çfarë po përgatit modelja?

Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli, njëkohësisht partnerja e reperit të njohur shqiptar, Fero  së fundmi ka vendosur të angazhohet me një biznes të sajin përpos modelimit. Bukuroshja nuk i është larguar pasionit të saj duke hapur kështu agjencinë e saj të rekrutimit të modeleve. Ajo gjithashtu nuk qëndron kurrë larg rrjeteve sociale dhe i mban shpesh ndjekësit të informuar mbi jetën e saj si profesionale ashtu dhe atë personale.

E në modeling, Arbenita na ka treguar shpesh se angazhohet shpesh me projekte të reja, por duket se më i fundit është një sukses i vërtetë. Me anë të një Instastory të ripostuar nga një faqe e cila na tregon se modelja është pjesë si modele e një fushate që është pjesë e Netflix në një nga serialet e make up-it. Epo, të shohim një bukuroshe tonën në një platformë kaq gjigante është një krenari e madhe.

Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli dhe reperi i famshëm shqiptar Fero janë bërë prindër për herë të parë. Dyshja e showbiz-it janë bekuar me një vogëlushe të cilën e kanë quajtur Nina.

Nevoja për vëmendje nga të famshmit është diçka me të cilën jemi mësuar. Dyshja e njohur Arbenita-Fero shpesh janë cilësuar si një çift shumë ‘cool’ i showbiz-it tonë dhe nuk janë përfolur asnjëherë për krisje, megjithatë kur ata vendosën t’i bënin ‘unfollow’ njëri-tjetrit, portalet shpërthyen nga lajmet se mos ndoshta çifti janë ndarë.

Megjithatë, ndjekësit e dyshes mund të qetësohen pasi çifti janë më të lumtur se kurrë së bashku. Arbenita vetë postoi një video në Instastory, teksa shfaqej  në makinë me reperin.