Celebrities Gossip Showbiz

Arnold Schwarzenegger ndalohet nga policia në aeroportin e Mynihut!

Arnold Schwarzenegger është ndaluar për një kontroll të detajuar në një aeroport e Munihut teksa udhëtonte. Aktori i “Terminator” ishte duke udhëtuar në Gjermani nga Los Angeles, por raportohet se u ndalua nga oficerët e kontrollit në Mynih, për të inspektuar bagazhin e tij.

Sipas mediave të shumta, ata gjetën një orë luksoze Audemars Piguet në valixhen e 76-vjeçarit, e cila u bë shkak për ndalimin e tij. “BILD” ka bërë publike një foto që tregon Arnie duke parë kamerën dhe duke mbajtur një pako, ndërsa po merret në pyetje nga zyrtarët.

Sipas publikimit, ai qëndroi me oficerët ndërsa i kontrolloheshin çantat, përpara se të lirohej përfundimisht. Ai gjithashtu thuhet se u detyrua të paguajë një gjobë prej 35,000 euro para se të largohej. Zëdhënësi i Doganave, Thomas Meister, tha për median se kundër ikonës së Hollivudit kishte nisur procedura penale tatimore.

Ne kemi nisur një procedim penal tatimor. Ora duhet të ishte e regjistruar sepse është importi.

Schwarzenegger por udhëtonte drejt Austrisë për të marrë pjesë në një ankand bamirësie në momentin që është ndaluar. Ai thuhet se kishte marrë orën e vlefshme Audemars Piguet nga koleksioni i tij, në mënyrë që të mund ta nxirrte në ankand në këtë event.