Art & Kulturë Botë e Çuditshme Design

Artisti i veçantë i graffiti-t i cili realizon vepra arti në lëndinë…

Ai prej disa kohësh realizon vepra arti në malet e Zvicrës. Së fundmi, artisti francez i graffiti-t, Saype ka realizuar një pikturë gjigante në shpatin e një mali në Moleson, Zvicër me qëllimin për t’iu dhënë një tjetër këndvështrim të tjerëve për jetën. Piktura në fjalë është një djalosh i vogël, i ulur teksa i fryen një bërësi flluskash, por në këtë rast këto të fundit janë zëvendësuar me re.

Arti madhështor, rreth 1500 metra katrorë është quajtur “Një jetë e re” nga ku duket edhe bukuria e Alpeve perëndimore zviceriane. Për të realizuar këtë pikturë në natyrë, Saype ka përdoruar bojëra ekologjike të bëra nga pigmente natyrale si shkumësi dhe qymyri. Ai ka dashur që me anë të kësaj pikture të pasqyrojë lidhjen me pamjet e reve që shohin fëmijët.

Ndërkaq, ai u shpreh se:

Kur ishim fëmijë ne gjithmonë imagjinonim format e reve. Unë besoj se tashmë ka ardhur momenti të marrim frymë thellë dhe të rimësojmë të krijojmë botën e së nesërmes.

I njohur për punimet masive të pikturave të bëra me graffiti mbi bar që shihet më së miri nga ajri, Saype gjithashtu ka zbukuruar vende që variojnë nga një lagje e varfër në Afrikën e Jugut deri në lëndinën para selisë evropiane të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

Njihuni me kryeveprat e tij:

1.
2.
3.
4.
5.