Politikë

Berisha: Protesta e PD-së më madhështorja në 30 vite; në shesh ishte opozita bio

Kreu i PD-së Sali Berisha tha se protesta e djeshme e opozitës ishte më madhështorja e 30 viteve të fundit.

Teksa falënderon të gjithë pjesëmarrësit, Berisha tha se protestuesit nuk dolën në Bulevard për atë por për interesin e përbashkët të Shqipërisë.

Sali Berisha: Shpreh falënderimet e mia të thella ndaj të gjithë atyre që morën pjesë në protestë. Në përmasat e saj në frymën dhe mesazhin, protesta tejkaloi në këto 30 vite çdo protestë tjetër. Mbrëmë në bulevardin Dëshmorët e Kombit të gjithë ata që erdhën nga çdo skaj i Shqipërisë nuk ishin aty për Berishë, as për thjesht një protestë. Ishin të gjithnjë misionarë, mijëra burra gra në përmbushje të një misioni. Forca e një tubi i madhështor është njerëzore nukleare, jo vetëm e jashtëzakonshme.

Në shesh ishte opozita bio, opozita pa bilbila dhe kumurie nuk i binin asaj. Komunikonte direkt me misionarët në shesh. Njerëzit u larguan pa thënë se çfarë do të bëjnë. e dinin që do vinin prapë, nuk ka dyshime. Ditë e bekuar 7 Korriku.

Kur do nisin protestat e tjera? Berisha: Do vazhdojmë me një strategji të caktuar, derisa të arrijmë qëllimin

Ashtu siç paralajmëroi një ditë më parë, Sali Berisha konfirmoi se do të vazhdojnë protestat kundër qeverisë. Ai nuk dha një kohë se kur do të nisin, në verë apo vjeshtë, por tha se do të ndiqet një strategji e caktuar.

“Misioni do vazhdojë me një projekt të caktuar. Nuk mund të them se do jetë vera apo vjeshta, por ai do vazhdojë në format e tij gjersa në fund do kalojë qytetarët në shesh të gjejnë realizmin e qëllimit të tyre”, tha Berisha.