Celebrities Gossip Showbiz

Bill Gates në një romancë të re?! Fotot e ‘nxjerrin zbuluar’ miliarderin…

Së fundmi miliarderi i teknologjisë Bill Gates është fotografuar në Australi me një grua “misterioze” ndërsa shihte drejt detit në Sidnei, jashtë Opera House. Dyshja duket se po bënin një tur nëpër qytet dhe janë parë teksa ndalonin për të admiruar pamjet panoramike të portit. Nuk dihet se kush është guraja me të cilën po shoqërohej miliarderi i Microsoft-it, apo natyra e marrëdhënies së tyre.

Kujtojmë se 67-vjeçari u nda nga gruaja e tij Melinda French Gates në vitin 2021 pas 34 vitesh bashkëjetesë dhe 27 vitesh martesë. Ish-gruaja e Gates dhe nëna e tre fëmijëve të tyre e ka përshkruar divorcin si një proces të pabesueshëm dhe të dhimbshëm ndërsa shpjegoi se thjesht nuk mund të qëndronte më në atë martesë. Melinda thuhet se është në lidhje me ish-korrespondentin e Fox News, Jon Du Pre. Kjo është romanca e saj e parë që nga ndarja nga Gates. 

Rikujtojmë se së fundmi Gates ka investuar në një start-up australian për teknologjinë klimatike që planifikon të reduktojë emetimet e metanit nga gromësirat e lopëve. Prej kohësh tashmë, themeluesi i Microsoft ka ngritur zërin për ndikimin që industritë e prodhimit të mishit kanë në mjedis. Metani është gazi më i zakonshëm serë pas dyoksidit të karbonit. Kafshët barngrënëse si lopët, dhitë dhe dreri prodhojnë metan kur stomaku i tyre shpërbën fibra të forta si bari për tretje.