Celebrities Gossip Showbiz

“Jam e rraskapitur…”/Billie Eilish rrëfehet për sindromën e rrallë nga e cila vuan!

Këngëtarja e njohur Billie Eilish ka treguar së fundmi se vuan nga sindroma ‘Tourette’ që në moshën 11-vjeçare. Sindroma Tourette (TS) është një gjendje e sistemit nervor që bën njerëzit të kenë “tik”. Ajo përfshin lëvizje të përsëritura ose tinguj të padëshiruar (tik) që nuk mund të kontrollohen lehtësisht.

Billie shpjegoi se, kur ajo përjeton një ‘tik’, njerëzit nuk reagojnë gjithmonë siç duhet dhe me konsideratë. Ajo tregoi se ata qeshin sepse mendojnë se po përpiqet të bëj shaka.

Unë gjithmonë ndihem tepër e ofenduar nga kjo.

Autorja e super hitit “Bad guy” tregoi gjithashtu se i pëlqen shumë të flasë për përvojën e saj me sindromën ‘Tourette’ dhe se është shumë e lumtur që flet për këtë. Duke shtuar se nuk përjeton “tiks” gjatë lëvizjes dhe performancës dhe se disa lëvizje specifike janë zhdukur me kalimin e kohës, Billie tha se:

Është shumë interesante dhe unë jam tepër e hutuar nga kjo. Këto janë gjëra që nuk do t’i vini re kurrë nëse thjesht po bëni një bisedë me mua. Por për mua, ato janë shumë rraskapitëse.

Së fundmi, rikujtojmë se Eilish ka njoftuar se do të drejtojë një ngjarje të madhe shumë ditore të ndryshimeve klimatike në arenën O2 të Londrës këtë verë. Ngjarja e titulluar “Overheated” do të zhvillohet gjatë gjashtë ditëve të turneut botëror të Eilish “Happier Than Ever”. Këngëtarja dhe aktivistja, fituese e çmimeve “Grammy” do të performojë dhe do të zhvillojë diskutime rreth ndryshimeve klimatike me muzikantë, aktivistë, stilistë dhe figura të tjera kulturore, duke përfshirë aktivisten Vanessa Nakate dhe YouTuber-in Jack Harries.

Sjellim në vëmendje se këtë vit ishte hera e dytë e këngëtares së njohur e cila mori pjesë në eventin më të madh dhe më të rëndësishëm në tapetin e kuq të “Met Gala”, por ajo u sigurua që pamja e saj e këtij viti të ishte po aq e spikatur sa e para. Duke vënë në lëvizje kodin e veshjes së saj të praruar, superylli zgjodhi një pamje mbretërore të markës së njohur “Gucci” nga Alessandro Michele, e cila ishte bërë tërësisht me materiale të rinovuara.