Celebrities Gossip Showbiz

Habit këngëtarja Billie Eilish: “Më mirë të vdes…”

Gjatë një interviste për ‘Sunday Times’, këngëtarja e njohur Billie Eilish deklaroi se gjithmonë ka dashur të kishte fëmijë dhe se të bëhej prind ishte një nga qëllimet e saj kryesore në jetë.

Më mirë të vdes se sa të mos kem fëmijë.

Megjithatë këngëtarja frikësohet se do të ndihet në ankth teksa përpiqet të rrisë fëmijët e saj.

Unë kam nevojë për ta. Sa më shumë rritem, aq më shumë i përjetoj gjërat, thjesht mendoj: ‘uf, çfarë do të bëj kur fëmija im të mendojë se kjo është gjëja e duhur që duhet bërë dhe unë them ‘jo nuk është’? Ata nuk do të më dëgjojnë mua.

Së fundmi Eilish ka treguar se vuan nga sindroma ‘Tourette’ që në moshën 11-vjeçare. Sindroma Tourette (TS) është një gjendje e sistemit nervor që bën njerëzit të kenë “tik”. Ajo përfshin lëvizje të përsëritura ose tinguj të padëshiruar (tik) që nuk mund të kontrollohen lehtësisht.

Billie shpjegoi se, kur ajo përjeton një ‘tik’, njerëzit nuk reagojnë gjithmonë siç duhet dhe me konsideratë. Ajo tregoi se ata qeshin sepse mendojnë se po përpiqet të bëj shaka.

Unë gjithmonë ndihem tepër e ofenduar nga kjo.

Rikujtojmë, se Billie së fundmi ka zbuluar se në fëmijëri ajo kishte fiksim Sarah Michelle Gellar në rolin e saj si Buffy Summers në dramën për adoleshentë të viteve ’90, “Buffy The Vampire Slayer”. Gellar, e cila është portretizimi i Summers-it, fitoi pesë çmime për adoleshentët, një çmim Saturn dhe një nominim për çmimin Golden Globe, çuditërisht iu përgjigj Eilish. Ajo postoi gjithashtu një InstaStory ku tregoi se nuk e kishte pritur diçka të tillë, as që e kishte menduar ndonjëherë.