Celebrities Gossip Health & Beauty Showbiz

Blogerja nxjerr “bllof” Kim Kardashian, zbulon shenjat e kirurgjisë plastike në fytyrën e saj!

“Po tallet me ne. Kështu duhet të jetë, apo jo? Shenja e rinoplastikës (ndërhyrje në hundë) dhe shenjat e liftingut të fytyrës janë shumë të qartë në këtë reel të fundit të Kim Kardashian për kujdesin e lëkurës”. Këtë mesazh, blogerja Dana Omari e shoqëron me videon e ripostuar të yllit të reality show-t duke insistuar se aty shihen qartë disa linja në fytyrën e 41-vjeçares, rezultat i procedurave të operacioneve plastike.

Që nga viti 2006, ylli televiziv dhe familja e saj e famshme i janë nënshtruar procedurave kozmetike. Krahasimi i fotove të Kim 27-vjeçare me Kim-in 41-vjeçare është bërë një zakon i përditshëm për ndjekësit e familjes së famshme. Në një intervistë të fundit, biznesmenia ka pohuar se përveç disa injeksioneve me botox, nuk i ka bërë gjë tjetër fytyrës. Megjithatë, Dana mendon ndryshe.

Duke zmadhuar pjesë të fytyrës së yllit, përfshirë hundën e saj, ajo i krahasoi ato me pamjet e rezultateve të njerëzve të tjerë që kanë bërë procedurat. Shqetësimi i blogeres nuk janë ndërhyrjet në vetvete, por mohimi që i bëhet atyre. Kjo gjë po ndodh me shumë personazhe të famshme, të cilat vazhdojnë të mos i pranojnë prekjet e kirurgut estetik, edhe pse ndryshimet janë të dukshme.

Rikujtojmë, se një vajzë braziliane ka shpenzuar më shumë se gjysmë milion euro në operacione plastike për t’u dukur si ylli televiziv, Kim Kardashian. Por, duket se është penduar dhe tani do të shpenzojë edhe 100 mijë euro të tjera për t’u kthyer siç ishte. 29-vjeçarja Jennifer Pamplona, e cila jeton në Dubai, i ka kaluar 7 vitet e fundit duke kryer ndërhyrje të ndryshme në trupin e saj, që tani do të donte shumë të mos i kishte bërë kurrë.