Bota Botë e Çuditshme

Braktisi gruan për refugjaten ukrainase, reagon 22-vjeçarja: “Gruaja e tij na solli në këtë situatë…”!

Emigrimi masiv i popullit ukrainas për shkak të luftës, duket se ka ndryshuar rrënjësisht jetën e një familjeje në Britaninë e Madhe. Një 29-vjeçar ka braktisur partneren e tij pasi ra në dashuri me refugjaten ukrainase, e cila u strehua në shtëpinë e tyre. Tony Garnett dhe partnerja e tij 28-vjeçare morën Sofia Karkadym në fillim të majit, por vetëm 10 ditë më vonë gjithçka ndryshoi për çiftin. 

22-vjeçarja ka folur së fundmi për tabloidin britanik mbi historinë e dashurisë me burrin që e priti në shtëpi dhe që la gruan dhe fëmijët për të.

Më shkruajnë se jam një person i tmerrshëm, por nuk jam prishëse e familjes, kurrë nuk kam menduar apo planifikuar ta ndajë atë burrë nga gruaja e tij.

Sofiia Karkadym është përlotur teksa tregon për “Sun” versionin e saj të trekëndëshit të dashurisë që ka pushtuar prej ditësh faqet e tabloideve angleze. Refugjatja 22-vjeçare ukrainase nga Lviv, ra në dashuri me burrin që e priti në shtëpinë e saj në Bradford. Tony Garnett, një roje sigurie 29-vjeçar, la gruan dhe fëmijët e tij për të rindërtuar një jetë me vajzën ukrainase.

Nuk më ka shkuar në mendje ta prish atë familje, më ka pëlqyer. Kalova shumë kohë me Lornën (gruan e Tonit) dhe u përpoqa ta ndihmoja. Por ajo kishte dy fytyra. Dyshimi i vazhdueshëm, tensioni, thjesht na shtyu mua dhe Tonin më afër. Ajo e krijoi këtë situatë duke thënë vazhdimisht se diçka po ndodhte, por nuk po ndodhte. Është faji i saj.

Vajza shpjegoi se marrëdhënia midis burrit dhe gruas ishte në krizë para ardhjes së saj në shtëpinë e tyre.

Ishte vendimi im të largohesha nga shtëpia e tyre dhe kur e bëra Toni zgjodhi të vinte me mua.

Kur lajmi doli në tabloide, Sofia u pushtua nga kritikat. Dikush tha se për shkak të saj, familjet britanike tani nuk do të duan të presin refugjatë dhe madje edhe familja e saj e ka mohuar atë.

Ata thonë se askush në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të pranojë ukrainasit për shkakun tim. Tani çdo familje do të mendohet. Unë nuk mund të pranoj një refugjat, sepse ajo do të ma marrë burrin tim. Nuk mund ta kuptoni se çfarë ndjejë, më shkruajnë se jam një person i tmerrshëm, se kam bërë një gjë të keqe për vendin tim. Por kjo nuk është e vërtetë.