Celebrities Design

Brenda rezidencës luksoze të Kate Moss…

Nga pikturat dramatike me vaj te një kopsht mahnitës, rezidenca e Kate Moss në Cotswolds është pikërisht ajo që do të prisnit nga supermodelja. Kate, 48 vjeçe, e lindur në Britani, ka dhënë së fundmi dëshmi ‘bombë’ në gjyqin Depp-Heard nga prona piktoreske, ku ajo ka jetuar që nga shpërngulja nga Londra në vitin 2021.

Duke dëshmuar nga shtëpia e saj në Gloucestershire, ajo i tha gjykatës se ish i dashuri i saj Johnny Depp kurrë nuk e goditi, shtyu apo e hodhi poshtë shkallëve ndërsa ata ishin në një udhëtim në Xhamajka. Kjo erdhi pasi Amber Heard i tha më parë gjykatës se kishte frikë se Depp do ta shtynte motrën e saj nga shkallët gjatë një debati të dhunshëm pasi ai dyshohet se kishte bërë të njëjtën gjë me Moss.

Dhe ndërsa Kate është e famshme për jetën e saj private, ajo e ndërroi jetën e qytetit me këtë vend vitin e kaluar pasi shiti shtëpinë e saj në Londër dhe u zhvendos përgjithmonë në shtëpinë e saj të fshatit në Little Faringdon. Kate më parë zbuloi se sa shumë e donte jetën në fshat, duke thënë për The Times:

Mund të bëni gjëra që nuk mund t’i bënit kurrë në qytet, të flini jashtë, të gatuani jashtë në zjarr, të gjitha ato gjëra që, duke u rritur në Croydon, unë nuk i kisha, e dini? Është njësoj si të kesh një fëmijëri tjetër. Janë ato gjëra të thjeshta që e bëjnë jetën tuaj të bukur, apo jo?

Ndërkohë miqtë dhe familja e saj kanë ndarë një sërë fotosh të shtëpisë mahnitëse të supermodeles, e cila përfshin një portret të Mbretëreshës dhe një dhomë të lyer me të kuqe të theksuar. Supermodelja mësohet se e ka blerë pronën më shumë se një dekadë më parë për mbi dy milionë euro, megjithëse deri vitin e kaluar, ajo e ndante kohën e saj mes Cotswolds dhe shtëpisë së saj në Londër.

Rezidenca është në fshatin Little Faringdon, ku Kate u martua me bashkëshortin e saj Nikolai von Bismarck, 35 vjeç. Vitin e kaluar u zbulua se Kate kishte vendosur të largohej nga Londra për një jetë të qetë në periferi, duke habitur kështu njerëzit e saj të afërt. Vendimi i Kate për të shitur papritmas rezidencën e saj në Londrën Veriore erdhi si befasi për vajzën Lila, e cila ka kaluar më shumë se gjysmën e jetës së saj duke jetuar atje.

Ndërsa Kate është private për shtëpinë e saj, motra më e vogël Lottie ka ndarë një sërë fotografish të pronës në llogarinë e saj në Instagram. Modelja shkoi të qëndrojë me motrën e saj gjatë karantinës së COVID-19 në vitin 2020.