Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë nuk shkonte me vetullat e Eminem në “Super Bowl”…

Mbrëmjen e kaluar Eminem ishte një nga shumë artistët që ndezi skenën gjatë pjesës së parë në ‘Super Bowl’. Por nuk ishte performanca e hitit të tij të vitit 2002 “Lose Yourself” që tërhoqi vëmendjen e fansave, ishin vetullat e tij që dukeshin shumë të errëta. Njerëzit në rrjetet sociale nuk humbën kohë për të shprehur konfuzionin e tyre për pamjen e re të reperit. Një person shkroi se:

“Eminem ka vetulla false!”.

Ndërsa një tjetër shtoi:

Kush e la Eminemin të dalë me ato vetulla…

Ndërkohë, një fans i quajti vetullat e Eminemit “qesharake”.

Ndërsa dikush u ankua që nuk mundën të shijonin interpretuesit e tjerë si Snoop Dogg, Dr. Dre, Mary J. Blige, 50 Cent dhe Kendrick Lamar për shkak se ishin shumë të fiksuar te vetullat e guximshme të Eminem. Një përdorues i Twitterit shkroi se:

Shfaqje e mirë e pjesës së parë. Por sinqerisht, vetullat e Eminemit ishin pak shpërqendruese.

Të tjerë vunë re se mjekra e Eminemit ishte pothuajse po aq e errët sa vetullat e tij. Komentet në rrjetet sociale ishin të pafundme dhe duket se pikërisht kjo ishte tema më e diskutuar nga Super Bowl mbrëmë.