Fashion

Çizmet “Cowboy” trend-i i momentit?!

Me siguri të gjithë duan të duken bukur dhe të vishen me stil. Gjithashtu pa diskutim që të ndiqni modën i shton pikë pamjes suaj. Të gjithë do ta dëshironin një ‘look’ të kuruar dhe veshje të përshtatura mirë me njëra-tjetrën. Ndërkohë të apasionuarit pas modës, e dinë që një nga veshjen më “IN” të momentin janë çizmet “Cowboy”.

Për më shumë se një vit, këpucët më të përdorura ishin pantoflat duke qenë se pjesën më të madhe të kohës duhet ta shpenzonim në shtëpi. Epo tani, ka ardhur koha të ndiqni modën dhe të vishni këpucët më të parapëlqyera. Ndër to, sigurisht nuk mund të mungojnë çizmet ‘Cowboy”.

Ato lidhen më së shumti kalërimin dhe dikur përdoreshin vetëm gjatë atij aktiviteti. Por bota e modës nuk ka kufij dhe pëlqen të zakonshmen ta bëj të jashtëzakonshme. Një stil perëndimor që iu bë pjesë botës së modës në vitin 2017 me “Calvin Klein”, “Rodarte” dhe “Anna Sui”. Ndërkohë, tani ato e kanë “pushtuar” atë.

E bukura rreth tyre? Mund t’i kombinoni me gjithçka. Nga kombinimi me tuta si Princeshë Diana dikur, e deri te një fustan veror si Kendall Jenner sot, ato do të zbukurojnë veshjen tuaj. Një detaj që padiskutim nuk duhet t’i mungojë gardërobës janë çizmet “Cowboy” të cilat mund të vishen si në dimër ashtu edhe në verë.

Po cilët nga personazhet e showbiz-it shqiptar kanë guxuar me çizmet “Cowboy”? Një nga ta, është Liberta Spahiu e cila duket se i ka të preferuara këto çizme. Ajo i kombinoi çizmet e saj “Cowboy” në ngjyrë qumështi me pantallona të shkurtra në ngjyrë rozë dhe një bluze të bardhë, dhe dukej vërtet e mrekullueshme.

Një tjetër personazh i njohur gjithashtu, Fatmir Hysenbelliu, guxoi me këtë veshje teksa gjendej në Ibiza. Ai e kishte përvetësuar look-un teksa çizmet e tij “Cowboy” i shoqëronte me xhinse të shkurtra, këmishë të po të njejtit stil dhe gjejeni çfarë tjetër. Ai mbante veshur dhe një kapele “Cowboy” poashtu për ta perfeksionuar veshjen e tij. Se cilit prej të dyve u shkonin më shumë çizmet “Cowboy”, këtë po jua lëmë ta vendosni ju.