Aktualitet Sociale

Covid nuk ka ikur! Në spitalin e Lushnjes fluks pacientësh të infektuar!

Çdo ditë duket se Covid-19 po shfaqet më shumë duke prekur një numër të konsiderueshëm.

Sipas mjekut pneumolog Sokol Papa në Spitalin e Lushnjes ditët e fundit vihet re një fluks i shtuar i personave, të cilët kanë shqetësime dhe pas egzaminimeve kanë rezultuar të prekur nga Covid-19.

“Ka patur një rritje të rasteve me Covid-19, kjo duket edhe nga telefonatat që kemi marrë. Por fatmirësisht gjendja e pacientëve me Covid-19 është një gjendje e lehtë, me simptoma të katit të sipërm raspirator, me bllokim hundësh, rrjedhje hundësh, dhimbje fyti, temperaturë me frisone, me dhimbje muskulare dhe herë pas here me ndonjë presion sporadik diarreje”- tha ndër të tjera Papa.

Sipas mjekut, simptomat që shfaqin pacientët janë më të lehta, por të prekura janë të gjitha grupmoshat.

“Të prekur ka nga të gjithë grupmoshat, por fokusi duhet të jetë tek pacientët e rrezikuar më tepër. Në qoftë se shifet që simptomat e tyre nuk po qetësohen, ose po agravojnë, duhet të paraqitet për konsultë për të bërë një ekzaminim objektiv ose edhe ndonjë analizë në qoftë se shihet e nevojshme”- tha Papa.

Mjeku apelon për kujdes tek të sëmurët kronikë siç janë atë me azëm, me probleme kardiake dhe ata me imunitet të dobët.