David Beckham ka biseduar për zakonet e të ngrënit të gruas Victoria Beckham. Ish-lojtari i Manchester United pretendon se këngëtarja ka ngrënë të njëjtën gjë për 25 vitet e fundit. David pranoi se ai dhe stilistja kanë ndarë ushqim nga e njëjta pjatë vetëm një herë gjatë viteve, me ish-kapitenin e Anglisë që e quajti incidentin e vetëm të mahnitshëm dhe një nga kujtimet e tij të preferuara. Babai i katër fëmijëve gjatë një podcasti tha:
Unë bëhem mjaft emocional për ushqimin dhe verën. Kur ha diçka të mrekullueshme, dua që të gjithë ta provojnë. Fatkeqësisht, jam i martuar me dikë që ka ngrënë të njëjtën gjë për 25 vitet e fundit. Që kur e kam takuar Victoria, ajo ha vetëm peshk të pjekur dhe perime në avull. Ajo shumë rrallë do të largohet prej këtij ushqimi.
Ylli më pas vazhdoi të kujtonte ikonën e modës së dikurshme Victoria, që relaksoi dietën e saj të zakonshme dhe shijoi një ose dy kafshatë nga pjata e burrit të saj. David u shpreh si më poshtë.
E vetmja herë që ajo ka ndarë diçka që ka qenë në pjatën time është kur ajo ishte shtatzënë me Harper, dhe kjo ishte gjëja më e mahnitshme. Ishte një nga mbrëmjet e mia të preferuara. Nuk më kujtohet se çfarë ishte, por e di që ajo nuk e ka ngrënë që atëherë.
Diku tjetër në podcast, David zbuloi gjithashtu se ai u regjistrua një herë në një kurs të kuzhinës italiane në vitin 2009, në një përpjekje për të bërë rizoto për fëmijët e tij dhe Victoria.