Health & Beauty

Dëgjoni këshillat e stomatologëve nëse doni dhëmbë të pastër e të fortë si diamanti!

Marrëdhënia midis shëndetit oral dhe shëndetit tonë të përgjithshëm është e pandashme, pasi dhëmbët e shëndetshëm na lejojnë të flasim qartë, të shijojmë, të përtypim, të gëlltisim ushqime të shijshme dhe të tregojmë emocionet tona përmes shprehjeve të fytyrës. Për këtë arsye, dentistët na ndihmojnë të analizojnë mënyrën e duhur për të mbrojtur dhëmbët tanë.

Larja e dhëmbëve është mënyra kryesore për t’i mbajtur ato në gjendje të shkëlqyer dhe rekomandohet të fillohet edhe kur ka vetëm 2 dhëmbë, pra kur dhëmbët nuk janë zhvilluar plotësisht te fëmijët. Ajo që stomatologët këmbëngulin është te mënyra dhe kohëzgjatja e larjes së dhëmbëve. Sipas stomatologes Korina Oikonomou, dhëmbët duhet të lahen pas çdo vakti, pra të paktën 2 larje në ditë, për 2 minuta dhe pa pasur një distancë mes tyre më shumë se 12 orë. Siç thekson ajo, 12 orë është saktësisht sa kohë u duhet mikrobeve që të rriten në gojën tonë.

Sheqeri dhe dhëmbët janë dy gjëra që nuk funksionojnë së bashku. Sado që ne i duam ëmbëlsirat, një dietë e ekuilibruar, pa to, duket se është shumë më e rëndësishme se sa mendojnë shumica prej nesh, për shëndetin e dhëmbëve tona. Pikërisht sepse larja është lëvizja më e rëndësishme për kujdesin e higjienës sonë orale, është edhe kushti më i rëndësishëm që duhet të krijojmë si në përditshmërinë tonë ashtu edhe te fëmijët tanë.

Dentisti duhet të bëhet miku ynë më i mirë, që në fëmijëri. “Marrëdhënie e mirë midis një dentisti dhe një fëmije do të thotë një marrëdhënie e mirë midis një dentisti dhe një të rrituri, prandaj nuk i trembim kurrë fëmijët me fjalët dhimbje, injeksion, gjilpërë dhe çdo gjë tjetër që ne të rriturit mund të kemi frikë”,-thekson një stomatologe. Qëllimi duhet të jetë kultivimi i një klime besimi midis fëmijës dhe dentistit.