Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

Deklaratat e Vesës në “Wake Up” për Heidin dhe Romeon, reagon Neda Balluku: “Dëshpëruese…”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio Neda Balluku. Si e komenton Neda trekëndëshin Romeo-Heidi-Vesa, a bëri mirë Heidi që e nxorri në nominim Vesën e cila aktualisht është jashtë shtëpisë së “BBV”?

Unë nuk mendoj që nëse Heidi do e mirëmendonte do e digjte mundësinë e artë që iu dha. Heidi ka bërë një nominim emocional sepse brenda saj beson që Vesa ushqente një fare ndjenje për Romeon, ka një konflikt të pastër emocional. Bëri shumë mirë, nuk ka patur një trekëndësh mes tyre. Ndoqa deklaratat e Vesës sot në “Wake Up” dhe janë deklarata dëshpëruese por shpresoj ta kalojë sepse nuk ia ka fajin Heidi. E gjithë retorika e Vesës ishte rreth Romeos. Vesës i kishte ardhur vakti për të dalë, nëse do të ishte formula e nominimit 2 emra dhe 2 arsye Vesa do të rrinte më gjatë aty brenda sepse askush nuk do e nominonte. Heidi bëri një zgjedhje të goditur që duhej bërë në mënyrë apsolute.

Ndërkaq, Rikja ka deklaruar se kurrë nuk do të dashurohej brenda shtëpisë së “BBV” ndërsa Heidi nga ana tjetër ka thënë se lidhja brenda “BBV” është penguese. Si i komenton Neda deklaratat e banoreve?

E besoj që Rikja nuk do dashurohej aty. Personazhet që futen aty brenda janë figura që dëshirojnë të bëjnë një hap më tej në karrierë. Rikja i do të zhvilluar mjaftueshëm dhe këta u duken jo interesantë. Heidi mendoj që ka të drejtë, lidhja aty është thikë me dy presa, nuk fitojnë çiftet, njëri bëhet kurban shpejt në mënyrë që partneri tjetër të ecë në lojë. Deklarata e Heidit ka qenë fiks për Romeon, nuk e kuptoj pse nuk ia thotë në sy ndërkohë që Romeo e bën. Heidi nuk e ka në shënjestër Romeon. Marrëdhënia e tyre mendoj se ka degraduar për faj të Romeos i cili ka filluar të ketë fiksimin që Heidi e do lojën më shumë se atë. Mua më duket që edhe Romeo do lojën më shumë.