Celebrities Gossip Showbiz

Demi Lovato merr vendimin e papritur për jetën e saj…

Para pak kohësh, këngëtarja e njohur, Demi Lovato ka rrëfyer në një dokumentar problemet me shëndetin e saj mendor. Ajo ka zbuluar mjaft të pathëna nga jeta e saj personale teksa ka vënë në fokus overdozën që kishte marrë me substanca narkotike.

Së fundmi, 28-vjeçarja ka marrë vendim që të mos flasë më për rikuperimin e saj nga overdoza. Në një intervistë me Zach Sang, ajo ka thënë se:

Unë kam vendosur që ndoshta kurrë nuk do të diskutoj për shërimin tim nga mbidoza. Nuk është e thënë se rikuperimi im funksionon për të gjithë dhe nuk është një zgjidhje e vetme. Ka të bëjë vetëm me identifikimin e asaj që funksionon më mirë për ju dhe vazhdimin e kësaj.

Së fundmi, bukuroshja ka shprehur se ndarja nga ish-i fejuari Max Ehrich ishte një shenjë e madhë për orientimin e saj seksual. Artistja ka zbuluar për të gjithë ndjekësit e saj kurën më të mirë pas ndarjes nga partneri. Demi ka qenë e ftuar në emisionin “The Drew Barrymore Show”, ku zbuloi se aktualisht po jeton me shoqen e saj të ngushtë pasi i dha fund fejesës me Max Ehrich.

Lovato ka publikuar para pak ditësh videoklipin e këngës së saj “Dancing With the Devil”, në të cilën ka rikrijuar momentin më të errët të jetës, atë të overdozës.