Health & Beauty Lifestyle

Dimri erdhi dhe me vete solli edhe dilemën se çfarë ngjyrë t’i lyejmë flokët, ne ju ndihmojmë pastaj ju vendosni vet!

“Gen Z” ka një qëndrim të ashpër rreth ngjyrës së flokëve: bjondja e përpunuar është e çuditshme. E njëjta gjë është thënë edhe për xhinset e ngushta dhe ndërsa njerëzit kishin mendime dhe kundërshtime, ne ende shohim dhe veshim xhinse të ngushta.

Plus, në rastin e ngjyrës së flokëve, ky qëndrim po ashtu dramatik ndaj bjondes mund të jetë vërtet i vlefshëm, duke marrë parasysh se biondet natyrale përbëjnë vetëm afërsisht rreth 2% të popullsisë globale dhe pjesa tjetër i bëjnë artificialisht. Por pavrësisht kësaj ka një interes të shtuar për nuancat e errëta, si “brunet” dhe çdo gjë me rritje të dukshme të rrënjëve.

Ju nuk keni pse të fantazoni ngjyrën tuaj këtë dimër, ose ta quani bjonden “të pakëndshme”. Në vend të kësaj, merrni në konsideratë ngjyrën tuaj natyrale.

Më poshtë shihni disa sugjerime që mund t’iu frymëzojnë:

Zbulimi se po filloni të përjetoni rënie dhe/ose rrallim të flokëve mund të jetë shqetësues dhe stresues, por nuk jeni vetëm. Shumë personazhe publike duke përfshirë Jada Pinkett Smith, Viola Davis dhe Naomi Campbell po flasin gjithnjë e më shumë për përvojat e tyre. Në këtë link keni disa këshilla nga ekspertët për t’ju ndihmuar të identifikoni çështjet kryesore që mund të fshihen pas rënies suaj të flokëve dhe për të zbuluar metodat më të mira për të shmangur dhe luftuar problemin.

Nëse ndonjëherë keni menduar që të prisni flokët e shkrutër apo të prisni baluke dhe më pas thjesht keni ndryshuar mendim atëherë ky është momenti i duhur për të guxuar dhe për të provuar këto modele. Ka shumë variante dhe modele të prerjes së flokëve ‘bob’ me baluke që jo vetëm do t’i përshtaten llojit dhe strukturës së flokëve tuaj, por edhe stilit të jetës tuaj mbi të gjitha. Zbuloni në këtë link katër modelet që do t’ju vijnë në ndihmë.