Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Film & Tv Gossip

Ditë aspak të mira për “Disney”, një tjetër aktore po mendon t’i padisë!

Pasi aktorja e njohur Scarlett Johansson ngriti një padi kundër “Disney”, kolegia e saj, Emma Stone, thuhet se po konsideron të ndërmarrë të njëjtat hapa. Sipas “ScreenRant”, edhe Stone po planifikon të padisë “Disney”-n për të njëjtat arsye. Filmi “Cruella” u prezantua në fund të muajit maj të këtij viti dhe sipas kontratës që aktorja nënshkroi, duhej të shfaqej vetëm në kinema.

Sidoqoftë, “Disney” shkeli marrëveshjen dhe e lançoi filmin edhe në platformën e vet transmetuese. Gazetari amerikan, Matt Belloni ka deklaruar se:

Stone së shpejti do të vendosë se çfarë do të bëjë. Pas kësaj fundjave, ne gjithashtu do të shohim se çfarë ndodh me Emily Blunt nëse Disney përsërit të njëjtën vepër me filmin e saj, ‘Jungle Cruise”.

Ai shton se “Disney” tashmë ka kryer një numër veprash penale, si dhe se një numër i madh njerëzish mirëpritën vendimin e Johansson për të ngritur padi. Aktorja e njohur denoncoi si shkelje të kontratës faktin që filmi do të shfaqet si në salla kinemaje ashtu edhe në platformën streaming Disney+.

Avokatët e saj i janë drejtuar një gjykate në Los Angelos. Kontrata përcaktonte se pagesa e Johansson-it do të bazohej në fitimet pasi realizimi të shfaqej në salla kinemaje. Por, menjëherë pas deklaratës së aktores, përfaqësuesit e “Disney” kanë reaguar duke hedhur poshtë çdo akuzë.

Nuk ka asnjë bazë për këtë dosje. Disney i është përmbajtur plotësisht kontratës me Johansson dhe për më shumë, publikimi i Black Widow në Disney, me ‘Premium Access’ ka rritur ndjeshëm aftësinë e saj për të fituar kompensim shtesë përveç 20 milionë dollarëve që ka marrë deri më sot.

Ndërkaq, rikujtojmë, se prej gati 5 muajsh, aktorja Emma Stone ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Dave McCary. Ata kanë vendosur që vajzën ta quajnë Louise Jean McCary dhe me këtë emër, aktorja vazhdoi një traditë familjare. Stone dhe nëna e saj, Krista, të dyja e kanë gjithashtu emrin e dytë Jean.