Film & Tv Showbiz

Pas padisë nga Scarlett Johansson, reagon kompania “Disney”!

Së fundmi aktorja e njohur, Scarlett Johansson u xhindos nga vendimi i fundit i gjigantit amerikan The Walt Disney Company për “Black Widow” ku interpreton protagonisten Natasha Romanoff. Aktorja e njohur hollivudiane denoncoi si shkelje të kontratës faktin që filmi do të shfaqet si në salla kinemaje ashtu edhe në platformën streaming Disney+.

Duket se qëllimi i kompanisë është të rrisë çmimet e aksioneve por Johansson është gati për betejën ligjore me ‘House of Mouse’. Avokatët e saj i janë drejtuar një gjykate në Los Angeles. Kontrata përcaktonte se pagesa e Johansson-it do të bazohej në fitimet pasi realizimi të shfaqej në salla kinemaje. Gjithashtu Johansson u shpreh se ka humbur rreth 50 milionë dollarë si pasojë e prishjes së kontratës.

Menjëherë pas deklaratës së aktores, përfaqësuesit e “Disney” kanë reaguar duke hedhur poshtë cdo akuzë.

Nuk ka asnjë bazë për këtë dosje. Disney i është përmbajtur plotësisht kontratës me Johansson dhe për më shumë, publikimi i Black Widow në Disney, me ‘Premium Access’ ka rritur ndjeshëm aftësinë e saj për të fituar kompensim shtesë përveç 20 milionë dollarëve që ka marrë deri më sot.

Rikujtojmë se, Scarlett Johansson së fundmi ka folur dhe mbi personazhin e saj të famshëm “Black Widow” dhe objektivizimit që i është bërë këtij roli.

Ndërkaq, Johansson është duke pritur fëmijën e saj të parë me bashkëshortin, Colin Jost. Ylli i “Avengers”, ndezi thashethemet e shtatzënisë në muajin qershor pasi u largua nga disa evente të filmit “Black Widow”. Në vend të kësaj, ajo ka bërë lidhje direkte përmes “Zoom”, duke dalë virtualisht në emisionin “Tonight Show” për të biseduar me Jimmy Fallon më 21 Qershor dhe në mënyrë të dukshme vetëm duke xhiruar nga shpatullat e lart.

Kjo shtatzëni do të jetë fëmija i dytë i Johansson. Ajo më parë ka sjellë në jetë vajzën e quajtur Rose, 6-vjeçe, me ish-bashkëshortin e saj, Romain Dauriac.