Celebrities Gossip Showbiz

Do të martohen muajn tjetër, Klea Huta zbulon frikën e saj në lidhje me dasmën!

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është shumë aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm. Megjithatë, bukuroshja nuk ngurron që nëpërmjet tyre të urojë në ditët më speciale dhe njerëzit e saj më të dashur.

Ka disa kohë që aludohet se Klea dhe Elgiti do të kenë një dasmë këtë verë. Para pak muajsh Elgiti i ka propozuar për martesë Kleas dhe kuptohej që edhe dasma do të ishte shumë shpejt. Para pak ditësh Klea ka postuar në Instastory një foto e rrethuar me fustane nusërie e duket se shumë shpejt do ta shohim dhe atë nuse dhe ka treguar se dasma do të jetë në muajn qershor. Duket se për shkak të shumë projekteve, Klea dhe Elgiti nuk janë dhe aq të përgatitur për atë ditë të veçantë për ta, pasi Klea ka treguar se një nga frikërat e saj për dasmën është se mos ndoshta asaj ose Elgitit i ndodh ndonjë incident. E këtë e ka treguar me një video teksa dhëndri dhe nusja kërcejnë dhe më pas pengohen e rrëzohen në sytë e të gjithëve.

Ne në dasmën tonë

Ylli i muzikës pop Dua Lipa dhe i dashuri i saj i ri Romain Gavras u shfaqën së fundmi shumë të dashuruar, por duket se Klea Hutën nuk i kishte pëlqyer aspak çifti. Me një video të postuar në Instastory është shprehur se ndjehet e zhgënjyer për zgjedhjet e Dua Lipës në lidhje me të dashurit e saj.