Celebrities Gossip Showbiz

Dojna në hapat e Arbanës…

Arbana Osmani dhe Dojna Mema janë dy prezantuese shumë të dashura për publikun shqiptar, të cilat kanë fituar pëlqimin dhe admirimin e fansave me projektet në të cilat kanë qenë pjesë. Pavarësisht faktit se i përkasin dy brezave të ndryshëm, Arbana dhe Dojna duket sikur kanë shumë të përbashkëta me njëra-tjetrën.

Në fushën profesionale të dy bukuroshet e televizionit shqiptar kanë shumë ngjashmëri. Duke nisur që herët, në hapat e tyre të parë, të dyja moderatorët kanë nisur te Top Albania Radio. Edhe pse sot shumë të suksesshme në karrierë, secila prej tyre nuk ka humbur rastin të shprehë falenderimin dhe mirënjohjen e tyre pikërisht për këtë media që u dha mundësinë e parë për të shfaqur talentin.

Gjithashtu, kujtojmë se të dyja kanë prezantuar, edhe pse në vite të ndryshme, “Top Fest”, festivalin muzikor më të suksesshëm ndonjëherë, të parin me një format të tillë në vendin tonë.

Jo vetëm kaq, por secila prej moderatoreve ka një dashuri të madhe për artin, talentet dhe botën e spektaklit. Nga njëra anë Arbana Osmani me emisionin “Në 1 Javë”, ku personazhe publike na kanë magjepsur me performancat e tyre, dhe nga ana tjetër Dojna Mema ka moderuar “Just Dance”, një nga rubrikat më të suksesshme të “E Diell”, ku të rinjve iu dha mundësia të shprehnin aftësinë e tyre në art.

Po për sa i përket muzikës?! Asnjëra nuk i ka qëndruar dot larg, teksa Arbana ka prezantuar në radio “Select”, dhe Dojna një sërë emisionesh muzikore të tilla si “Select” apo “Pop Culture”.

Ndër të tjera, të dyja kanë qenë pjesë e programeve televizive ku në qendër kanë qenë fëmijët, me Arbanën nën drejtimin e “1001 Pse” dhe Dojnën duke prezantuar “The Voice Kids”.

Ndërkohë që, duket se projekti i ri do t’i gjejë shumë pranë njëra-tjetrës, me Arbana Osmani që moderon “Big Brother Vip Albania”, dhe Dojna pikërisht “Fan Club”, të përbashkëtat e dy bukurosheve nuk mbarojnë të fusha profesionale. Edhe pse, ndoshta Instagrami kohët e fundit është kthyer edhe në profesion. Arbana dhe Dojna shpeshherë bëjnë reklama Instagrami dhe tregojnë fuqinë e këtij biznesi të ri.

Të dyja ato, besojnë te fjala më shumë se te pamja, të dyja përcjellin mesazhe pozitive frymëzuese, për fuqinë e femrës, dhe për forcën që ka një shoqëri të thyejë tabutë, për ndalimin e çdo lloj forme diskriminimi, e deri te guximi për të qenë vetvetja. Të dyja e duan familjen, si bërthamën kryesore të shoqërisë, me Dojnën që nxjerr video të gjyshes së saj në rrjete sociale e në Youtube, apo me Arbanën që ka shfaqur një gjyshe të panjohur më parë në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” dhe ka arritur ta bëjë të famshme brenda natës.

Mendoni se mbaruam me kaq?! Gaboheni. Duket se dy moderatoret e suksesshme kanë edhe një të përbashkët tjetër, teksa secila prej tyre është në një lidhje me personazhe të famshëm, figura publike të njohura në vendin tonë. Nga njëra anë Arbana, me një lidhje me regjisorin Eduart Grishaj, dhe nga ana tjetër Dojna në një histori dashuri me këngëtarin, tekstshkruesin dhe kompozitorin Vlashent Sata.

Duket se Dojna është në hapat e Arbanës, duke e parë atë si një figurë inspiruese për karrierën e saj, por gjithashtu me shumë të përbashkëta që u kanë dalë rrugës. Ato i kemi parë së bashku më parë në ekran me Arbanën të ftuar në “Pop Culture”, por duket se, ky është vetëm fillimi!