Film & Tv Gossip Showbiz

Dokumentari mbi jetën e Kanye West po vjen, por shihni çfarë ka bërë “Netflix”!

Bëhuni gati sepse dokumentari mbi jetën e reperit më të famshëm të momentin po vjen! Bëhet fjalë për miliarderin Kanye West i cili që prej fundit të viteve 1990, ka nisur të filmojë çdo detaj të jetës së tij. Ky dokumentar pritet të shfaq të gjithë historinë e Kanye-t, që nga fillimi i karrierës së tij në Chicago, vdekja e nënës së tij Donda West, përpjekjet për t’u futur në industrinë e modës dhe garën presidenciale në vitin 2020.

A do të ketë ky dokumentar detaje rreth problemeve të shëndetit mendor të reperit? Kjo mbetet për tu parë! Në këtë dokumentar do të hidhet dritë edhe mbi divorcin e bujshëm me yllin e “KUWTK”, Kim Kardashian, ndaj platforma “Netflix” ka bërë të pamundurën ta blejë këtë dokumentar.

Sipas “Billboard”, Netflix ka shpenzuar më shumë se 30 milion dollarë për të blerë dokumentarin e Kanye West, i cili me siguri do të jetë ndër më të ndjekurit.

Rikujtojmë se më 19 shkurt, Kim Kardashian bëri kërkesë për divorc nga Kanye West në gjykatë, duke i dhënë fund martesës së tyre prej një dekade. Reperi i famshëm, është bërë zyrtarisht personi më i pasur me ngjyrë në historinë e Shteteve të Bashkuara, duke fituar shifra marramendëse nga bizneset e tij.