Celebrities Gossip Showbiz

Donaldi shprehu dëshirën që besojmë ka çdo shqiptar!

Donald Veshaj prej muajsh tanimë është një nga emrat më të përfolur në media dhe portale që pas përfundimit të ‘BBV’. Shumë është spekuluar mbi jetën e tij private pasi me veprimet dhe historitë e tij ka ngjallur kuriozitetin e publikut. Së fundmi, aktori ka nisur dhe emisionin e tij më të ri në Top Channel, ‘Më lër të flas’ së bashku me vëllain e tij Romeon. Dhe në muzikë gjithashtu, Donaldi ka qenë shumë aktiv me prodhime të reja muzikore.

Vetëm pak ditë pas njoftimit ka filluar zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Shqipëri për lëvizjen në kufi për fundjavat dhe ditët e festave deri më datë 30 shtator, çdo fundjavë dhe festë zyrtare, qytetarët nuk do të regjistrohen nga Policia e Kosovës dhe Shqipërisë. Lidhur me këtë ndryshim edhe Donaldi ka dhënë reagimin e tij në rrjete sociale ku shkruan:

Në fundjavë kufiri Kosovë-Shqipëri është hequr. Sa bukur do të ishte të ishte çdo ditë kështu.

Së fundmi me anë të disa postimeve në ‘Instastory’ vëllezërit Veshaj kanë drekuar me këngëtarin shumë të njohur dhe të dashur për publikun Yll Limanin. Nuk e dimë nëse ky mund të jetë një takim miqësie ose mund të ketë një bashkëpunim në muzikë mes binjakëve dhe Yllit apo mos ndoshta këngëtari është i ftuari i radhës në episodin e radhës të emisionit tashmë shumë të komentuar “Më lër të flas”