Celebrities Gossip Showbiz

E dyta vajzë! Don Xhoni publikon fansen që e “përjetësoi” në trup

Fama e reperit ikonik të karantinës, Don Xhoni duket se sa vjen dhe rritet. Jo vetëm që këngët e tij dëgjohen ndërkombëtarisht, por duket se ka filluar të ketë ndjekës “të çmendur” pas tij.

Pas modeles seksi ruse, për të cilën u përfol se mund të kishte diçka më shumë se thjesht lidhje mes një të famshmi dhe fanseje, duket se çmenduritë e ndjekësve të tij nuk paskan të ndalur.

Ka qenë vetë reperi që ka postuar në Story krahun e një vajze, që ka zgjedhur ta mbajë mister. Në tatauzhin e saj ishte shkruajtur emri Don Xhoni dhe koka e një luani shoqëruar me një kurorë.

Epo duket se Don Xhoni është i preferuari i vajzave…