Botë e Çuditshme Food & Drink Lifestyle

E keni pyetur ndonjëherë veten pse disa shishe birre kanë ngjyrë kafe?! Epo, e ka një shpjegim për këtë!

A keni hapur ndonjëherë një shishe birre, e keni hedhur në një gotë transparente dhe e keni lënë në diell, më pas jeni kthyer për ta marrë dhe keni kuptuar që shija nuk është më e njëjta? E gjitha kjo nuk ndodh pa arsye.

Kjo shije e çuditshme është në të vërtetë nga një përbërje kimike që mban erë të ngjashme sikur ta kishin prodhuar qelbësit. Madje Chuck Skypeck nga Shoqata e Prodhuesve të Birrës, e cila menaxhon birrari për 21 vjet, tha se shkaku i procesit që ndikon në ndryshimin e shijes së birrës nuk u kuptua deri në vitet ’60 të shekullit të kaluar.

Kur birra ekspozohet ndaj dritës së fortë, ndodh një reaksion fotooksidimi, duke krijuar përbërjen kimike 3-metil-2-buten-1-tiol. Për të parandaluar që ky proces të ndodhë, prodhuesit e birrës kanë zgjedhur xhamin më të errët të shisheve të birrës.

Kjo është arsyeja pse sot shihni kaq shumë birrë në shishe qelqi ngjyrë kafe. Skypeck tha se:

Është një reagim i thjeshtë që krijon atë që shumica e njerëzve mendojnë se është shije e padëshirueshme.

Por kjo nuk është e vetmja ngjyrë që mund të shihet në shishet e birrës, disa birra vijnë edhe në shishe të gjelbër. Duke qenë se jeshilja nuk ka një rol të tillë mbrojtës kur vjen puna e dritës, arsyeja e përdorimit të saj është kryesisht marketingu, sipas Skypeck.

Nëse shikoni se cilat marka përdorin shishe qelqi jeshile, do të shihni se ato janë kryesisht marka që kanë kohë që janë në treg.

Ai shtoi se një numër i konsiderueshëm i fabrikave evropiane të birrës përdorin shishe jeshile të cilat janë imazhi i tyre. Qelqi si material paketimi krah plastikës, konsiderohet më ekologjik me mjedisin, duket më i mirë për konsumatorët, gjithashtu parandalon që birra të mos jetë më e freskët.

Kanaçet janë gjithashtu një zgjedhje e pëlqyeshme për paketim dhe nuk e lënë dritën të depërtojë. Nevojiten më shumë studime në këtë fushë, sipas Skypeck, për të përcaktuar se cili paketim është optimal për të parandaluar ndryshimet në shije. Sa i përket udhëzimeve të tjera për ruajtjen e birrës për të parandaluar procesin që ndryshon shijen, Skypeck ka një rregull të thjeshtë: ‘ambient i ftohtë dhe i errët’.

Birra është në thelb ujë, elb, ndonjëherë grurë, malti dhe maja, është një produkt ushqimor. Dhe si çdo produkt tjetër ushqimor, ajo i nënshtrohet humbjes së freskisë. Ajo që realisht bën që çdo produkt ushqimor të humbasë freskinë, përveç këtij reaksioni fotokimik, është edhe ekspozimi ndaj oksigjenit dhe ekspozimit ndaj temperaturave të larta.

Përveç përfitimit që tashmë është i ditur, që birra pastron veshkat, së fundmi mësohet se ajo ka edhe një dobi tjetër të madhe për shëndetin tonë. Sipas një studimi të fundit, kur ju pini birrë rregullisht parandaloni brishtësinë e kockave.

Studimi ka zbuluar se kockat e grave që pinë birrë rregullisht janë më të forta, duke bërë në këtë mënyrë që ato të kenë më pak shanse të vuajnë nga osteoporoza. Sipas studiuesve, sasia e lartë e silicit që gjendet tek birra ngadalëson procesin e thërrmimit të kockave.