Celebrities Gossip Showbiz

E lajmëruar prej kohësh, Xhensila Myrtezaj nis xhirimet për këngën e saj me Klajdi Harunin!

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Pas një pauze prej pak muajsh Xhensila vendosi që të kthehet me dy projekte të reja muzikore, një solo të quajtur ‘Ale ale’ dhe një në bashkëpunim me producentin Elgit Doda.

E duket se nuk ka të ndalur pasi shumë shpejt do të lansojë dhe këngën e saj më të re në duet me Klajdi Harunin. Ky bashkëpunim në fakt është paralajmëruar prej kohësh dhe madje bukuroshja e ka cilësuar këtë projekt si “një nga këngët që e kam dashur më së shumti”. E duket se nuk do të na duhet të presim dhe shumë pasi xhirimet tanimë kanë filluar dhe po bëhen në jug të Shqipërisë. Për këngën është kujdesur kantautori Flori Mumajesi.

“A Live Night” është prodhimi më i ri në Top Channel që padyshim është një risi e ekraneve tona. Deri më tani keni pasur mundësinë të shihni në intervista shumë më ndryshe nga sa jeni mësuar disa nga artistët e “A Live Night” dhe t’i dëgjoni duke performuar live teksa na falin një emocion shumë të veçantë duke performuar hitet e tyre ndër vite.

Ndërkohë tanimë mësojmë edhe një tjetër emër që do t’i bashkohet këtij spektakli. Është pikërisht këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj artistja e cila do të performojë së shpejti në “A Live Night”. Ajo e ka konfirmuar vetë këtë lajm nëpërmjet disa postimeve në InstaStory në llogarinë e saj në Instagram. Xhensila ka postuar dy video në të cilat shihet në ambientet e Top Albania Radios.