Celebrities Gossip Showbiz

Edhe Irina Shayk mund të refuzohet…/E lexuat mjaft mirë! Tom Brady nuk pranon të lidhet me të!

Pavarësisht ribashkimit të saj me Bradley Cooper, burimet e reja tregojnë se supermodelja Irina Shayk po shijon një romancë të re me Tom Brady. Të dy morën pjesë në dasmën e miliarderit Joe Namath me Madison Hendrick gjatë fundjavës. “Ajo rrallëherë largohej nga ai gjatë pritjes”-tha një burim për Irina-n.

Ndërkaq, burimet zbuluan se bukuroshja ruse ishte fiksuar me Brady dhe po ‘vuan’ për vëmendjen e tij. Por, sipas informacioneve, Tom i ka shprehur një miku të tij se nuk ishte i interesuar për një lidhje romantike me modelen e Victoria’s Secret. Duket se Brady për momentin nuk ka interes të dalë me ndonjë femër. Tom është beqar që nga divorci me modelen Gisele Bündchen pas 13 vitesh martesë.

Rikujtojmë, se para disa ditësh qarkulluan thashethemet se ylli televiziv Kim Kardashian dhe ylli i NFL kishin nisur një romancë. Thuhej se Kim kishte filluar të kërkonte të blejë një shtëpi pushimi në komunitetin e Brady në Bahamas. Kim madje i kishte kërkuar Tom-it këshilla përpara se të bënte udhëtimin për të parë një pronë në Baker’s Bay Golf & Ocean Club, një komunitet ekskluziv rezidencial vetëm për anëtarë në Bahamas. Burimet i thanë PageSix se Kim i pëlqen shumë Tom, por deklaruan se aktualisht nuk ka asnjë romancë mes të dyve, por ata nuk e mohuan një mundësi për lidhje.