Celebrities Design Gossip Showbiz

Edhe pse një yll me famë botërore Lewis Capaldi ka mbetur modest, brenda shtëpisë ku këngëtari ka kompozuar hitet e tij më të mëdha!

Në shtëpinë e tij modeste ylli i muzikës Lewqis Capaldi ka kompozuar disa prej melodive të tij më të njohura dhe ka shkruar tekstet e mrekullueshme të këngëve të tij. Shtëpia që Lewis ndante me nënën e tij Carol doli në shitje për gati 456,000 euro. Edhe pse një yll me famë ndërkombëtare Lewis ka mbetur modest dhe ka thënë hapur se do të preferonte të jetonte me prindërit e tij se sa të harxhonte kot më kot paratë e tij. Në dokumentarin e tij të ri të Netflix, “Lewis Capaldi, How I’m Feeling Now”, ai thotë:

Bukuria qëndron në jetën e përditshme. Më pëlqen të jem nga Skocia. Kam mësuar se sa shumë e dua vendin nga jam.

Një fotografitë e dhomës së tij të gjumit shihet një mbajtës mikrofoni ende e vendosur në qoshe. Dhoma kryesore e gjumit kishte mure të verdha të ndezura dhe një krevat dopio të bardhë me çarçafë me lule. Në mure ishte varur një koleksion fotografish familjare dhe në cep të dhomës ishte një arush pelushi i madh i bardhë. Shumica e mureve në dhomën e ndenjes kanë pamje nga kopshti i familjes, me studion e jashtme të regjistrimit të Lewis.

Dhoma është modeste, me dysheme druri dhe një divan i madh lëkure që zë pjesën më të madhe të hapësirës. Shtëpia ka një kuzhinë moderne me sipërfaqe të bardha dhe banake mermeri. Kuzhina të çon në dhomën e ngrënies e cila ka një tavolinë të madhe prej druri që mund të strehojë 8 persona. Në atë kohë, një burim tha:

Kjo pronë është një blerje e mirë për një investitor. Imagjinoni të zotëroni shtëpinë ku Lewis Capaldi kompozoi disa nga hitet e tij më ikonike. Është e sigurt që do të vlejë një pasuri në vitet në vijim.

Së fundmi këngëtari i njohur ka thënë se mund të tërhiqet nga muzika nëse sindroma e tij Tourette përkeqësohet.