Celebrities Gossip Showbiz

Elton John i jep “lamtumirën” apartamentit të tij në Atlanta!

Së fundmi Elton John ka vendosur të shesë apartamentin e tij luksoz prej 1200 metrash katrorë në lagjen e famshme Buckhead të Atlantës pas 32 vitesh. Apartamenti ndodhet në katin e 40-të të kullës së ‘Park Place’ dhe agjensia e pasurive të paluajtshme e cila e ka nxjerrë në shitje është Sotheby’s International Realty. Apartamenti vlerësohet të kushtojë rreth 5 milionë dollarë.

Ylli i tha WSJ se vendosi ta shesë sepse nuk kishte më nevojë për një bazë për turneun e tij në SHBA. Elton John dhe familja e tij jetojnë në Windsor, Angli dhe gjithashtu kanë një shtëpi në Nice, Francë. Elton tha së fundmi se:

Kam jetuar këtu për 30 vjet dhe e kam përjetuar çdo minutë. Epo, Atlanta, do të të marr me vete në zemër, në shpirt dhe nuk do të të harroj kurrë.

Rikujtojmë, se performanca e fundit e legjendës së muzikës në turneun e tij të fundit në Mbretërinë e Bashkuar u përshëndet nga fansat teksa ai mbylli shfaqjen para disa javëve. Këngëtari i përlotur u shfaq në skenën Piramida të Glastonbury për shfaqjen e fundit në Mbretërinë e Bashkuar të turneut të tij Farewell Yellow Brick Road.